×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Rama bën homazhe te “Varrezat e Dëshmorëve”

    FrontOnline
    05 Maj 2024

    Ceremonia zyrtare e homazheve në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit” po mbahet sot në Ditën e Dëshmorëve të Atdheut në Shqipëri.

    Kryeministri shqiptar,Edi Rama. ishte i pranishëm në ceremoni, së bashku me kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Po ashtu në ceremoni merrte pjesë dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

    Zyrtarë të shtetit dhe politikës do të vendosin kurora me lule përpara memorialit “Nënë Shqipëri”, në nderim të të rënëve në luftën antifashiste.

    Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.

    Përpara krijimit të shtetit shqiptar, populli shqiptar i kujtonte dëshmorët e tij dhe mbante gjallë legjendat e tyre, nëpërmes këngës epike, dhe trashëgimisë të historisë të tyre nga brezi në brez.

    Pas shpalljes së Pavarësisë në vitin 1912 e deri në vitin 1945, shteti shqiptar nuk krijoi një status ligjor për dëshmorët e Atdheut.

    Në vitin 1923 u ligjërua vetëm pensioni për familjet e tyre, si pjesë e ligjit për pensionet e ushtarakëve.

    Gjatë luftës Nacional Çlirimtare, fillojnë përpjekjet e para për të nderuar dëshmoret e rënë në fushat e betejave. Të rënët i bënë simbol frymëzimi për luftëtarët e lirisë. Këngët për dëshmorët, dhënia e emrave të dëshmorëve reparteve partizane, shkrimet për aktin e tyre në shtypin e luftës dhe në fjalime, betimi para varreve të tyre, varrimi partizan ceremonial, ndihma për familjet, zëvendësimi i tyre në radhët partizane nga të afërt etj., të gjitha këto janë shprehje e vlerësimit për aktin dhe figurën e dëshmorit.

    Pas çlirimit, më 28 gusht 1945, kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, miratoi ligjin Nr. 109 “Mbi shpërblimin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”. Ky ligj sanksiononte edhe trajtimin e familjeve të patriotëve që kishin luftuar e rënë për atdheun edhe para Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, në kohën e Rilindjes Kombëtare, në luftërat për pavarësi, duke shënuar kështu përpjekjen e parë për një ligj integral për dëshmorët e Atdheut.

    Në vitet ´60-të statusi i dëshmorit përpunohet më tej dhe zgjerohet, duke specifikuar termin ”Dëshmor i Atdheut”.

    Në këtë ligj futen edhe Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, të cilat u ndërtuan në të gjitha qendrat e rretheve të vendit, ku u përqendruan varret e të gjithë dëshmorëve, me përjashtim të atyre të Pezës e të Kuçit të Vlorës. U ndërtuan edhe Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut në Tiranë me monumentin “Nënë Shqipëri”.

    Më 1992-1993, me ndërrimin e sistemit politik, pësoi ndryshime edhe statusi i Dëshmorit të Atdheut. Me një vendim të qeverisë Meksi, ende i pa publikuar, iu hoqën përfitimet familjeve të dëshmorëve.

    Ne vitin 2000, pas shumë përpjekjeve u miratua ligji Nr. 8607 datë 27.04, “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, në të cilin përfshihen dëshmorët e të gjitha periudhave historike, madje edhe të rënët në vitet 1997-1999, në Shqipëri dhe në Luftën Çlirimtare të Kosovës./tch/

    Prince Coffee House tani edhe në Vjenë të Austrisë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Qershor 2024
    Presidenti Bajram Begaj, shprehu sot ngushëllime për ndarjen nga jeta të artistit Agim Doçi, ndërsa dërgoi edhe një kurorë lulesh në homazhet...
    Bota/Rajoni25 Qershor 2024
    Protestuesit në Kenia raportohet se janë qëlluar për vdekje dhe zjarret shpërthyen brenda parlamentit pasi politikanët votuan në favor të një projektligji...
    Bota/Rajoni25 Qershor 2024
    Një 44-vjeçar është arrestuar në Kavajë, pasi i njëjti dyshohet se ka theru me thikë një 57-vjeçar. Bëhet e ditur se ngjarja...
    Të tjera
    Lajme25 Qershor 2024
    Është sekuestruar një revole të tipit “Zoraki” dhe katër copë fishekë. Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin është ndaluar një...
    Lajme25 Qershor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët e njësisë së hetimeve të përgjithshme të Drejtorisë Rajonale në Prishtinë, kanë arrestuar dy persona...
    Lajme25 Qershor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se Albin Kurti është dorëzuar si kryeministër. Ajo...
    Lajme25 Qershor 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka shkuar për vizitë në shtëpinë e akademik Rexhep Qosja. Kurti shkoi për ta uruar personalisht Qosjen për ditëlindjen...
    Lajme25 Qershor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë mbrëmjen e sotme në ngjarjen e organizuar për shënimin e 25 vjetorit të misionit...
    Sport25 Qershor 2024
    Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka mund të kapërcejë rekordin e Cristiano Ronaldos për më shumë çmime Lojtari i Ndeshjes në Kampionatin Evropian...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.