×
  • Lajme
  • Lajme

    Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht Asociacionin?

    FrontOnline
    04 Maj 2024

    Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës dhe të ketë më shumë qartësi nëse Kosova do të kalojë edhe fazën finale të anëtarësimit në këtë institucion.

    Së paku dy të tretat e 46 anëtarëve të KiE duhet të jene në favor të Kosovës në mbledhjen e16 majit.

    Nga vendet mosnjohëse vetëm Greqia mund të bëjë ndonjë lëvizje pozitive ndërsa Hungaria, Franca e Italia vlerësohen si më skeptiket nga krahu i vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

    “Në votim do të marrin pjesë 46 anëtarë, prej tyre janë 34 njohëse dhe 12 mosnjohëse. Prej tyre 34, ndoshta edhe Greqia voton pro ose ndonjë shtet tjetër, mundet me qenë 35, këta 35 po dihet deri tash që Hungaria, Franca, Italia, janë më skeptikë, pra votat janë aty duhet të punohet që të ndodhë”, shprehet Besnik Tahiri, anëtar i delegacionit të Kosovës në AP të KiE.

    Tahiri thotë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim, madje qëndron më mirë se edhe disa shtete anëtare në aspektin e të drejtave të njeriut dhe të demokracisë.

    Ai kërkon që Qeveria të angazhohet me secilin shtet për të konfirmuar votat “pro”, sidomos kur tashmë po kërkohet formimi i Asociacionit.

    “Tanijanë disa kushte që ne nuk i dimë se nuk kemi komunikim. Këtë komunikim ka Qeveria. Qeveria duhet të bëjë gjithçka që të mos ia humb Kosovës këtë mundësi sepse ky nuk është një moment që ka ndodh, por është një proces, një punë e madhe që është bërë në Asamblenë Parlamentare” thekson Tahiri.

    Për analistët politikë i gjithë skenari po shkon drejt kushtëzimit me Asociacionin. Qeveria duhet ta pranojë draft-statutin e propozuar nga europianët dhe ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese. Sipas tyre, edhe dhënia e tokave të Manastirit të Deçanit nuk ka qenë kusht i shkruar por që i është kërkuar Qeverisë.

    “Për faktin që (tokat e Manastirit të Deçanit) nuk ka qenë kusht i shkruar dhe i publikuar atëherë normalisht edhe kjo që lidhet me Asociacionin e komunave me shumicë serbe mund të jetë një kusht që është diskutuar në koluaret jopublike dhe mund të vijë deri te ajo që pastaj të vendoset kusht tamam eksplicit që Kosova duhet ta realizojë për t’u bërë pjesë e KiE, shpresoj të mos jetë ashtu, edhe besoj që nuk është e drejtë, por megjithatë, sinjalet e para janë që po shkojmë në drejtim të asaj”, thotë analisiti Arton Demhasaj.

    Raportuesja për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, ka thënë se Prishtina i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim dhe çështjen e formimit të Asociacionit e ka konsideruar si temë të brendshme të Kosovës./A2 CNN/

    “Frika ime është përballja me publikun”, thotë banori/banorja i/e 12-të i/e BBVK
    Nga Rubrika
    Lajme21 Qershor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vdekjes së gruas së veprimtarit të kësaj partie, Enver Malokut, Havës. Abdixhiku tha se...
    Lajme21 Qershor 2024
    Partia katalunase “Junts per Catalunya” kanë marrë një iniciativë në Parlamentin e Spanjës për t’i kërkuar Qeverisë së Spanjës njohjen e pavarësisë...
    Lajme21 Qershor 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Hamburg të Gjermanisë, e ka vizituar objektin e ri...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Qershor 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq Radman, ishte pjesëmarrës në takimin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian...
    Sport21 Qershor 2024
    Austria ka arritur të marrë tri pikët e para në këtë edicion të “EURO 2024”. Kombëtarja austriake triumfoi ndaj Polonisë me shifrat...
    Vip21 Qershor 2024
    Tayna dhe ish-menaxheri i saj Rinor Hykolli, kanë pasur një përplasje mes tyre, e cila shkoi deri aty sa dyshja të ofendonin...
    Lajme21 Qershor 2024
    Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se po fillojnë fluturime të reja nga Prishtina, me çmime më të lira. Aliu përmes...
    Bota/Rajoni21 Qershor 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka takuar sot në Austri Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të...
    Sport21 Qershor 2024
    Janë publikuar formacionet zyratre të ndeshjes Holandë – Francë. Trajneri i ”gjelave” Didier Deschamp ka shuar dilemat rreth Kylian Mbappes, ku ylli...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.