×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi për votimin në Asamblenë Parlamentare: Kurti thoshte i ka votat e britanikëve, prej 18 votuan veç tre, njëri kundër

    FrontOnline
    27 Prill 2024

    Deputeti i LDK-së, Arben Gashi që ishte pjesë e komisionit që punoi për votimin në Asamblenë Parlamentare, ka treguar për prapaskenat.

    “Ne kemi punu për rrëzimin e amandamenteve (të Serbisë, Italisë, Hungarisë) tash varet se sa munden qeveria me i mbajt”, tha Gashi në një intervistë për nacionalen.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tregoi se si vijoi krejt puna e votimit në Asamblenë Parlamentare për anëtarësimin e Kosovës në KiE; kush-për-çka kontribuoi si dhe çka mund të ndodhë mëpastaj.

    “Tash më është nivel qeverish, nuk është më në nivel parlamentesh”, tha Gashi duke elaboruar ecurinë prej para-votimit në Asmable Parlamentare që kaloi suksesshëm e drejt udhës së votimit final.

    Gashi foli edhe për telefonatën e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, takimi i Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Jim O’Brien dhe artikulimit eksplicit të ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, të trija këto që përkthehen në: draft-Statuti i Asociacionit për votim final të anëtarësimit të Kosovës në KiE.

    “Është në diskrecion të qeverisë të marrë këto vendime”, tha ai, duke deflektuar të dhënit komente mbi to.

    “Për mua ka pasur disa surpriza të pakëndshme të them të drejtën”, tha deputeti teksa tregoi që ndonëse Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklarime publike të ketë pasur marrë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në KiE, në fakt doli krejt ndryshe.

    “Për fat të keq nga 18 anëtarë që i ka Mbretëria e Bashkuar në Asamble Parlamentare vetëm 3 kanë votuar pro anëtarësimit të Kosovës… I kanë 18 anëtarë, dhe 18 zëvendësues, vetëm 3 kanë qenë prezent, dhe një ka votu kundër”, tregoi Gashi i befasuar.

    “Por duket që Kurti i ka bindur negativisht anëtarët e delegacionit të MB-së. Sepse prej 18 vetëm 3 kanë qenë përkrahës”.

    Por, jo vetëm kaq. Gashi shtjellon edhe se si – sipas tij – nuk është punuar ndonëse është deklaruar se po punohet për t’i bindur disa grupe politike në Asamble Parlamentare.

    “Pjesën që ka pas me bë qeveria në aspektin e përkrahjes në Asamble Parlamentare mendoj që ka dështu. Shpresoj që nuk do të ndodhë e njëjta me nivelin qeveritar, sepse po të ndodh kjo do të ishte fatkeqësi e madhe”, tha ajo.

    “Ajo çka ka funksionu në Asamble të KiE-së janë grupet politike, dhe në ato grupe politike ne kemi qenë të përfaqësuar si Lidhja Demokratike e Kosovës kanë marrë qëndrim unanim që të përkrahin, përvçe atyre serbë që kanë pasur qëndrim kundër, por shumica e kanë përkrahur”.

    “Grupi politik i socialistëve ku është VV, edhe ata kanë marrë qëndrim për me përkrahë dhe grupi ALDE ku janë PDK e kanë përkrahë. Dhe është me rëndësi me kuptu që kryetarët e këtyre tri grupeve politike e kanë bë punën kryesore”, ka thëmë mes tjerash Arben Gashi.

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Presidentja, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Nicole Chulick, Zëvendës Ndihmës Sekretare e Departamentit të Shtetit nga Byroja për Demokraci, të...
    Lajme20 Maj 2024
    Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se do të votojë prapë kundër Marrëveshjes Ndërkombëtare për dhenien në shfrytëzim Danimarkës qendrën e paraburgimit...
    Lajme20 Maj 2024
    Është publikuar dosja e plotë e megaoperacionit të ndërmarrë nga SPAK, pas zbërthimit të aplikacionit Sky Ecc. Nga bisedat e transkriptuara nga...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Shqipëria do të prodhojë armë dhe municione. Një projektligj i Ministrisë së Mbrojtjes i hap rrugë iniciativës përmes ngritjes së një shoqërie...
    Lajme20 Maj 2024
    Policia e Kosovës njofton se janë mbyllur gjashtë njësi të të ashtuquajturës “Bankë Postare Kursimore” në veri të vendit. Siç pohon policia,...
    Lajme20 Maj 2024
    Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Jakup Nura, thotë për FrontOnline se subjekti i tij politik, është i gatshëm të shkoj në zgjedhje....
    Lajme20 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti e priti në takim ministren e Katarit për Zhvillim Social dhe Familje, Maryam bint Ali bin Nasser Al Misnad....
    Lajme20 Maj 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u takua me ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali...
    Lajme20 Maj 2024
    Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala thotë për FrontOnline thotë se për subjektin e tij opsione janë vetëm shkarkimi i Qeverisë ose dorëheqja...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.