×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

    FrontOnline
    26 Prill 2024

    Franca dhe Gjermania arritën pajtim për të prodhuar së bashku gjeneratën e re të tankeve luftuese, të pajisura me inteligjencë artificiale dhe teknologji të laserit, tanke që besohet se do të ndryshojnë luftimet.

    Gjatë ceremonisë në Paris më 26 prill, ministrat e Mbrojtjes të Francës dhe Gjermanisë, Sebastien Lecornu dhe Boris Pistorius, nënshkruan një memorandum mirëkuptimi, që parasheh ndarje 50-50 në prodhimin e tankeve të avancuara luftarake që quhen Sistemi Kryesor i Luftimeve Tokësore (MGCS).

    Shtyrja përpara e këtij projekti ndodh në kohën kur Berlini dhe Parisi duan që të tregojnë unitet pas një sërë mosmarrëveshjes lidhur me mënyrën se si të mbështetet Ukraina në luftën e saj kundër Rusisë.

    Më 2017, Gjermania dhe Franca ishin pajtuar që të zhvillonin gjeneratën e re të tankeve luftuese si pasardhës të tankeve franceze, Leclerc, dhe atyre gjermane, Leopard, duke nisur nga viti 2040.

    Por, planet për tanke u përballen me vonesa dhe me rivalitet mes kompanive franceze dhe gjermane, përderisa Berlini dhe Parisi kishin edhe prioritete të ndryshme.

    Në mars, dy ministrat njoftuan në Berlin se ata kanë arritur të zhbllokojnë projektin që kishte ngecur, duke u pajtuar që të ndanin punën mes dy shteteve.

    “Nënshkrimi i sotëm është një arritje e madhe”, tha Pistorius për gazetarët.

    “Kjo nuk ka të bëjë me tanket e së ardhmes, por për të ardhmen e tankeve”, shtoi Lecornu.

    Ky sistem tankesh do të ketë teknologjinë e fundit dhe mund të nxisë një epokë të re të luftimeve tokësore.

    Tanket MGCS nuk janë vetëm autoblinda, por një sistem makinash që mund të manovrohen edhe me telekomandë. Po ashtu, tanket do të pajisen edhe me dronë, por do të përdorin edhe inteligjencën artificiale dhe teknologjinë e laserëve.

    Me shtetet e tjera që dëshirojnë të kenë teknologji të tillë dhe t’i bashkohen një projekti të tillë, Pistorius tha se projekti do të jetë i hapur për partnerët, por që shtetet tjera duhet të arrijnë marrëveshje kontraktuese me prodhuesit francezë dhe gjermanë./REL/

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Maj 2024
    Ministrat e mbrojtjes të Bashkimit Evropian po mbajnë një takim në Bruksel, në përpjekje për të miratuar miliarda euro ndihmë ushtarake për...
    Bota/Rajoni28 Maj 2024
    Enti Shtetëror i Statistikave bëri të ditur se në vitin 2023, numri i studentëve të diplomuar është zvogëluar në krahasim me vitin...
    Bota/Rajoni28 Maj 2024
    Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se e kanë rritur vigjilencën. Sipas tij, kjo u bë për shkak se inteligjenca ruse e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Maj 2024
    Papa Françesku ka kërkuar falje pas raportimeve se kishte përdorur gjuhë tejet përçmuese ndaj homoseksualëve, tha Vatikani të martën. Vatikani tha në...
    Lajme28 Maj 2024
    Për shkak të mungesës së njërit të akuzuar, të martën në Gjykatën Themelore të Pejës ka dështuar seanca ndaj zyrtarëve të Istogut,...
    Ekonomi28 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Rozeta Hajdari, zhvilluan sot një takim me anëtarët...
    Lajme28 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar autorizim nga prokurori lidhur me dyshimet mbi mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve. Në komunikatë...
    Lajme28 Maj 2024
    Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka uruar Afrim Gashin pasi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut....
    Sport28 Maj 2024
    Barcelona e ka humbur garën për shërbimet e mesfushorit spanjoll, Aleix Garcia. Ky i fundit gjatë sezonit që e lamë pas ishte...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.