×
  • Lajme
  • Lajme

    Mblidhen 4 komisione parlamentare sot në Kuvendin e Kosovës

    FrontOnline
    26 Prill 2024

    Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamentare, Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

    Mbledhje sot gjithashtu kanë edhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

    Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sot në ora 10:00 mbanë mbledhjen e radhës, në rend dite ka pos tjerash edhe hartimin e planit të punës së komisionit.

    Ndërsa, Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal fillon mbledhjen, po ashtu, në ora 10:00. Në rend është edhe shqyrtimin e Projektligjit nr. 08/L-289 për Komisionin e Pavarur të Mediave.

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, nga ora 13:00, ka dëgjim publik.

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Lajme19 Maj 2024
    Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot se të enjten në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për rezolutën për gjenocidin...
    Lajme19 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq tha sot se rezoluta për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të...
    Lajme19 Maj 2024
    Trendi i ikjes së mjekëve dhe infermierëve nga Kosova po vazhdon çdo ditë. Pagat e ulëta, kushtet jo atratikve të punës e...
    Të tjera
    Lajme19 Maj 2024
    Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, konsideron se partitë opozitare nuk kanë qëndrim të njëjtë për mënyrën e shkuarjes në zgjedhje. Ai...
    Lajme19 Maj 2024
    Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, për tri vite qeverisje ka bërë harrnim të projekteve të pa përfunduara të qeverive te...
    Bota/Rajoni19 Maj 2024
    Ka vdekur në moshën 58 vjeçare, moderatorja e njohur e CNN, Alice Stewart. Raportohet se ajo u gjet e vdekur të shtunën...
    Lajme19 Maj 2024
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna thotë për “Front Online” se dy vitet e fundit vendi përballet me mungesë punëtorësh,...
    Lajme19 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur sot në takim nënsekretaren e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen. Mediat morën pamje...
    Kronika19 Maj 2024
    Babë e bir janë rrahur mes vete, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur. Rasti ka ndodhur të shtunën në Prishtinë, rreth orës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.