×
  • Lajme
  • Lajme

    Joachim Ruecker: Kosova duhet të themelojë Asociacionin

    FrontOnline
    26 Prill 2024

    Ish-shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker, tha se Kosova ka bërë arritje të mëdha që nga koha kur ai ishte shef i misionit, duke përmendur mes tjerash mbështetjen që Asambleja Parlamentare i dha vendit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

    “Ajo çfarë ka ndodhur kohët e fundit, p.sh në Asamblenë Parlamentare në KiE tregon se integrimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe organizmat euroatlantike është duke përparuar. E di që ende duhet vendimi i Këshillit të Ministrave, megjithatë ky është simbol i asaj se si po progresojnë gjërat”, tha Joachim Ruecker në RTK.

    I pyetur se a ka ardhur koha që UNMIK-u të përfundojë mandatin në Kosovë, Ruecker tha se Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk do të pajtohej që të shfuqizohet rezoluta.

    “Siç e dini, kjo nuk i takon UNMIK-ut që të vendosë, dhe mendoj se se Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk do të pajtohet që të shfuqizohet Rezoluta 1244, duke pasur parasysh edhe qëndrimin e Rusisë, prandaj 1244 vazhdon të ekzistojë. Edhe UNMIK-u vazhdon të ekzistojë, por është reduktuar në prani që mund t’i themi simbolike”, deklaroi ai.

    “Mendoj se 1244 -shi e ka kryer misionin e vet dhe duhet të tërhiqet, por nuk besoj se do të ndodhë në muajt e ardhshëm. Megjithatë më e rëndësishmja është menyra se si do të shkojë procesi i anëtarësimit të Kosovës në oganizmat evropianë, por edhe në drejtim të anëtarësisë në Kombët e Bashkuara dhe ende ka disa pengesa”, theksoi Ruecker.

    E duke folur për veriun e Kosovës, diplomati gjerman tha se është në interes të minoritetit serb që të integrohet në institucione të Kosovës dhe të marrin pjesë në zgjedhje, megjithatë, sipas tij. influenca nga Beogradi po i ndalon ata.

    “Sipas mendimit tim nuk është në interes as të Serbisë, sepse lejimi i minoritetit serb që të integrohet në Kosovë është edhe në interes të Beogradit, sepse, nëse nuk ndodh kjo, Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së”, theksoi tutje Ruecker.

    Ruecker ndër të tjera tha se në procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit nuk ka progres, megjithatë, sipas tij, largimi i masave të BE-së ndaj Kosovës do të ndodhë së shpejti.

    “Mendoj se është çështje kohe, sepse të gjitha hapat tashmë janë marrë dhe u bë votimi për tërheqjen e kryetarëve të komunave. Tentimi u bë që të zgjidhet situata politike në katër komunat në veri dhe mendoj se qeveria juaj është në drejtim të duhur dhe besoj se këto përpjekje do të njihen nga BE-ja dhe do të vazhdojnë projektet që janë pezulluar për momentin”, tha ai.

    Ish-shefi i UNMIK-ut theksoi se Kosova duhet të themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe Serbia ta njohë ‘de-fakto’ Kosovën si shtet.

    “Ju e përmendët marrëveshjen e Ohrit dhe hapat e ardhshëm janë të qartë, duhet të formalizohet dhe mendimi im është që duhet të vazhdohet në mënyrë substanciale realizimi i kësaj marrëveshjeje, por Kosova duhet të merret edhe me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe të kemi njohje ‘de-fakt’o nga Serbia, ndoshta ata nuk e implementojnë, këtë por kjo duhet të vihet në vijën e finishit. Është mjaft e qartë nga ana e BE-së se këto gjëra duhet të ndodhin”, tha Ruecker.

    KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2024
    Ambasada amerikane në Prishtinë, ka uruar kadetët kosovarë të diplomuar në Akademinë Prestigjioze Ushtarake të SHBA-së. Kjo ambasadë ka pritshmëri që këta...
    Lajme28 Maj 2024
    Për shkak të mungesës së njërit të akuzuar, të martën në Gjykatën Themelore të Pejës ka dështuar seanca ndaj zyrtarëve të Istogut,...
    Ekonomi28 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Rozeta Hajdari, zhvilluan sot një takim me anëtarët...
    Të tjera
    Lajme28 Maj 2024
    Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka uruar Afrim Gashin pasi është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut....
    Sport28 Maj 2024
    Barcelona e ka humbur garën për shërbimet e mesfushorit spanjoll, Aleix Garcia. Ky i fundit gjatë sezonit që e lamë pas ishte...
    Vip28 Maj 2024
    Krahas bukurisë natyrale, ish-banorja e “BBVA”, Jori Delli po merr vëmendje edhe me postimet në rrjetet sociale. Dashurinë po e shijon në...
    Vip28 Maj 2024
    Shtëpia e famshme e përdorur kur Kevin McCallister mbeti vetëm në shtëpi në Krishtlindje është në shitje. Rezidenca me pesë dhoma dhe...
    Lajme28 Maj 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga data 3 qershor do të nisin renovimet në QMF-7. Komuna i ka thënë banorëve në...
    Sport28 Maj 2024
    Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave, sot, ka zhvilluar stërvitjen e parë në Kampin Nacional në Hajvali, në kuadër të grumbullimit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.