×
  • Lajme
  • Lajme

    Acarohen raportet Lubjanë- Beograd – Zbogar i përmendi masakrat serbe dhe Fahrije Hotin, Vuçiq fyu Sllovenët

    FrontOnline
    25 Prill 2024

    Një fjalim i përfaqësuesi i Sllovenisë në OKB Samuel Zbogar (ish- shef i zyrës së BE’së në Kosovë) në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së ka bërë që presidenti serb Aleksandar Vuçiq të shpërthejë me ofendime drejt Sllovenise dhe popullit slloven.

    Gjatë fjalimit të tij, Zbogar ka përmendur kohën kur ai ishte në Kosovë dhe i bëri vizitë në vendet ku u kryen masakrat më të mëdha në Kosovë.

    Zbogar foli për masakrën e Mejës dhe Krushës së Madhe gjatë fjalimit të tij në KS të OKB-së dhe për një moment iu drejtua Fahrije Hotit të mbijetuarës së masakrës së Krushës duke thënë se e njohu sapo hyri në sallën e KS të OKB-së.

    Ai përmendi edhe shifrat e njerëzve që janë vrarë në atë territor gjatë luftës në Kosovë.

    E duket se kjo nuk i pëlqeu fare Vuçiqit. Presidenti serb në një deklaratë në margjinat e seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), ka përdorur shprehje jashtëzakonisht fyese që nuk u takojnë presidentëve të shteteve.

    Të martën, Vuçiq u ankua se Serbia ra në një kurth që i kishin vënë SHBA-të, Zvicra dhe Sllovenia.

    Madje këtë të fundit e cilësoi si shtet të ndryrë, derisa po komentonte seancën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën në të cilën mori pjesë.

    “Kur u vonua seanca e Këshillit të Sigurimit, pyeta se për çfarë bëhej fjalë, por më pas kuptuam se për këtë ishin marrë vesh me amerikanët, sllovenët dhe zviceranët. Nuk dihet kush është më i neveritshëm, sllovenët apo dikush tjetër”, tha Vuçiq.

    I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit slloven Robert Golob.

    “Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në një deklaratë në margjinat e seancës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), ka përdorur shprehje jashtëzakonisht fyese që nuk u takojnë presidentëve të shteteve”, thuhet në reagimin e tij.

    Madje vetë mediat serbe, një veprim të presidentit serb e kanë quajtur “Skandali të ri diplomatik i Vuçiqit…”.

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme23 Maj 2024
    Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë plenare nga ora 13:00. Në rend të ditës është vetëm një pikë: Shqyrtimi i...
    Lajme23 Maj 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka theksuar se SHBA beson se Kosova duhet të jetë anëtare e BE-së, e NATO-s dhe e Këshillit...
    Lajme23 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është e njohur për gafat e saj. Teksa shumicën e gafave i ka...
    Të tjera
    Sport23 Maj 2024
    Lucas Paqueta mund të përballet me një dënim të rëndë nëse shpallet fajtor për shkeljen e rregulloreve të basteve të Federatës së...
    Vip23 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj po shijon Amerikën, duke udhëtuar në Florida, New York, Carolinën e Veriut apo Manhatan. Me udhëtimet dhe...
    Kronika23 Maj 2024
    Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se ka vdekur kirurgu, Hysen Mazrekaj . Në njoftimin e këtij spitali thuhet se mbledhja...
    Lajme23 Maj 2024
    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosova është anëtarësuar në Këshillin Evropian për Mjekësi Ligjore (ECML) Haxhiu ka thënë se...
    Vip23 Maj 2024
    Çifti i njohur, Sara Gjordeni dhe Bardhi, pritet që së shpejti të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e kanë njoftuar...
    Lajme23 Maj 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj miratimit të rezolutës për Srebrenicën në OKB. LDK-ja tha se ky votim është vulë për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.