×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti takon mërgatë në Hanover të Gjermanisë

    FrontOnline
    25 Prill 2024

    Gjatë qëndrimit në Hanover, ku mori pjesë në panairin “Hannover Messe 2024”, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, dje në orët e mbrëmjes takoi pjesëtarë të mërgatës atje, me të cilët bisedoi për përfshirjen e tyre në shoqërinë e Kosovës, pjesëmarrjen në regjistrimin e popullsisë, zgjedhjet evropiane në qershor të këtij viti dhe tema tjera me intere

    Fillimisht kryeministri Kurti i njoftoi ata për zhvillimet e fundit në vend, dhe me rezultatet e qeverisjes tash më shumë se tri vjet, dhe me politikat sociale dhe zhvillimore të qeverisë, përfshirë ato të punësimit të të rinjve dhe ndërlidhjes së arsimit me tregun e punës frymëzuar nga modelet e arsimit dual që i gjejmë pikërisht në Gjermani, Zvicër e Austri.

    Duke marrë parasysh progresin që vendi ka shënuar në indikatorët demokratikë dhe ekonomikë dhe duke marrë shkas pjesëmarrjen në panairin “Hannover Messe 2024”, kryeministri i ftoi edhe inkurajoi mërgatën që të investojnë në Kosovë.  Atyre që kanë biznese në Gjermani u bëri thirrje që të hapin degë në Kosovë, ku ju ofrohen kushte të favorshme për investime.

    Në kohën kur po zhvillohet procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, kryeministri përfitoi nga rasti për t’ua rikujtuar dhe për t’i ftuar mërgatën që të regjistrohen nëpërmjet platformës online ediaspora.rks-gov.net deri më 17 maj. Ai theksoi se ky proces na mundëson që të dimë se sa e kemi diasporën dhe është përcaktues për politikat zhvillimore të dekadës së ardhshme.

    Ndërkaq sa i përket zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit, kryeministri porositi të gjithë ata që janë qytetarët të shteteve të Bashkimit Evropian të ushtrojnë të drejtën e tyre për votë dhe të jenë pjesëmarrës në proceset demokratike të vendeve tyre dhe të kontinentit evropian.

    Kryeministri Kurti falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për mikpritjen e ngrohtë në Hanover, për interesimin e tyre aktiv për zhvillimet në vendin e tyre dhe për kontributin e vazhdueshëm dhe punën e madhe që gjithsecili pjesëtarë i mërgatës e ka bërë dhe vazhdon ta bëjë ndër vite, pa ndërprerë, për Kosovën.

     

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Gjilan, Lutfi Haziri, mban konferencë për medie. Konferenca do të mbahet duke filluar...
    Lajme18 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot në vendin tonë do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Siç njofton...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati sot marrin pjesë në konferencën për shënimin e fillimit të pilotimit të skemës...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sonte, Kroacia mori një qeveri të re të 16-të të kryesuar nga Andrej Plenkoviq i partisë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ). Parlamenti kroat...
    Lajme17 Maj 2024
    Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, Presidentja e  Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për...
    Sport17 Maj 2024
    Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani ka shënuar gol të bukur në përballje me Fiorentinën si mysafir në ndeshjen e vlefshme për javën...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje për të kuptuar mendimin dhe qasjen e qytetarëve në raport...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të premten një ligj, i cili i lejon të dënuarit me burg të shërbejnë...
    Lajme17 Maj 2024
    Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendosur që tekstet të mos shpërndahen nëpër shkolla sikurse ka ndodhur me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.