×
  • Lajme
  • Lajme

    Sot në Bruksel zhvillohen takimet e radhës në kuadër të dialogut

    FrontOnline
    25 Prill 2024

    Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq pritet të takohen sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e emisarit të BE-së, Mirosllav Lajçak.

    Këshilltari i zëvendëskryeministrit Bislimi, Klisman Kadiu, tha se sot do mbahet takimi i radhës në Bruksel.

    “Të enjten zhvillohen takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut”, tha ai.

    Ndryshe rundi i fundit i bisedimeve u zhvillua më 18 prill dhe kishte përfunduar pa ndonjë sukses. Më 1 shkurt në Kosovë hyri në fuqi rregullorja e BQK-së, për përdorim të parasë së gatshme.

    Të martën, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak shprehu pritshmërinë që bisedimet e së enjtes në Bruksel do të bazohen në ide konkrete.

    “U ktheva në Bruksel për vazhdimin e përpjekjeve të Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një rrugë në lidhje me të ashtuquajturën “çështje dinar”. Diskutuam një zgjidhje të mundshme të përkohshme për qytetarët e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për operimin me para të gatshme dhe besoj se ia dolëm ta kalojmë pengesën e madhe. Në të njëjtën kohë, disa dallime mbeten dhe për këtë arsye do të pres sërish dy kryenegociatorët në Bruksel dhe pres që bisedimet tona të bazohen në ide shumë konkrete, të cilat do të na mundësonin të ecim përpara në interes të popullit”, shkroi Lajçak në Facebook në një përmbledhje që i bëri angazhimit javor.

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lajme22 Maj 2024
    Kosova zyrtarisht është në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO, ku pritet të bëhet anëtare e asociuar e aleancës. Në agjendën e...
    Lajme22 Maj 2024
    Blerja e librave nga prindërit të cilët më pas u kompenzuan me një shumë fikse nga Qeveria e Kosovës, është përcjellë me...
    Lajme22 Maj 2024
    Policët e Komunikacionit Rrugor sot rreth orës 18:50 në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj kanë ndaluar shoferin A.G (M/K) i moshës 24...
    Të tjera
    Lajme22 Maj 2024
    Duda Balje, deputete nga komuniteti boshnjak në Kuvendit e Kosovës, duke folur rreth kërkesës së opozitës për zgjedhje të reja, tha se...
    Sport22 Maj 2024
    Finalja e Kupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Prishtinës doli të jetë shumë interesante, ku pas 90 minutash rezultati është i barabartë...
    Lajme22 Maj 2024
    Komanda Rajonale në perëndim e misionit të KFOR-it ka përfunduar sot stërvitjen “Platinum Sabre 2024” në afërsi të aeroportit të Gjakovës. Në...
    Lajme22 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka kujtuar Masakrën në qytetin e Vushtrrisë. Osmani tha se 25 vjet më parë, regjimi gjenocidal...
    Bota/Rajoni22 Maj 2024
    Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka bërë të ditur se do të shpallë zgjedhje të përgjithshme në verë. Sipas BBC-së,...
    Lajme22 Maj 2024
    Forcave të Sigurisë së Kosovës i janë shtuar edhe 15 kadetë të rinj, të cilët kanë diplomuar sot në nivelin bachelor. Ministri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.