×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëri: Hyn në fuqi amnistia penale, përfitojnë 1100 të dënuar

    FrontOnline
    24 Prill 2024

    Nis sot zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Numri i të dënuarve që përfitojnë është 1100, prej të cilëve 700 do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi.

    Nga amnistia përfitojnë edhe 2.700 të tjerë në shërbim prove, si dhe disa protestues të opozitës, ku pushohen menjëherë 232 çështje.

    “Parashikohet që 3800 të dënuar të përfitojnë menjëherë, 700 lirohen menjëherë ndërsa pjesa tjetër do të përfitojnë ulje dënimi. 700 të dënuarit që përfitojnë menjëherë janë të dënuar për vepra të lehta si shpërndarja e leëndëve narkotike, falsifiki, mashtrime. Pjesa tjetër që nuk preken nga amnistia janë ata të dënuar për veprat penale si krime kundër njerëzimit, mashtrime me pasoja të rënda, të gjithë personat e hetuar nga SPAK dhe GJKKO.”, raporton gazetari Ermal Vija.

    Në paraburgimin e Vlorës, përfitojnë 25 persona. Nga këta 20 lënë sot ambientet e burgut ndërsa 5 të tjerët përfitojnë ulje dënimi. Nga personat që janë në shërbim prove të mbikëqyrur në Vlorë përfitojnë 88 persona. Kjo u konfirmua pak ditë më parë edhe nga drejtori i Shërbimit të provës në Vlorë.

    Në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe përfitojnë rreth 150 të dënuar. Edhe në IEVP Fier, ku ndodhen rreth 800 të dënuar, përfitojnë 150 prej tyre. Nga burgu i Peqinit lirohen 14 të dënuar, ata që u kanë mbetur 12-15 muaj dënim. Ndërsa nga burgu i Durrësit përfitojnë 10 të dënuar.

    Ndërkohë në Korçë, nga 140 të burgosur që përfitojnë, 55 prej tyre do të lënë sot qelitë ndërsa 73 të tjerë kanë ulje dënimi. Nga amnistia do të përfitojnë të burgosurit burra, të cilëve u ka mbetur pa vuajtur më pak se katër vite nga përfundimi i dënimit. Po ashtu, përfitues janë edhe të burgosurit burra mbi 60 vjeç./abcnews.al

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, mbetet në një gjendje të qëndrueshme, por të rëndë. Ministrja sllovake e Shëndetësisë, Zuzana Dolinkova, tha të...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Afganistan, ndërsa janë shkatërruar rreth dy mijë shtëpi e janë...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...
    Lajme18 Maj 2024
    Institucioni në të cilin rëndom zgjidhen kontestet gjyqësore, në rastin e Gjykatës Themelore në Gjilan në fakt u bë shkak që të...
    Lajme18 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se minimumi 87 mijë qytetarë e kanë...
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta pret nesër në takim nënsekretaren e SHBA-ve për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, duke...
    Vip18 Maj 2024
    Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi, i ftuar në emisionin argëtues “S’e luan topi”, ka ndarë me publikun shumë detaje intime nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.