×
  • Lajme
  • Lajme

    Tuneli afër Kuvendit, Rama njofton se është në procedurë prokurimi – publikon fotografi si do të duket

    FrontOnline
    24 Prill 2024

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga projekti për ndërtimin e tunelit “Agim Ramadani”, për të cilin ka thënë se është në fazën e prokurimit.

    Rama ka thënë se ky tunel transformues do të shkarkojë komunikacionin në qendër të Kryeqytetit dhe do të ndërlidh Prishtinën e Vjetër me sheshet Ibrahim Rugova, Skenderbeu, Zahir Pajaziti, Xhorxh Bush e deri te Katedralja.

    🚧Ndërtimi i tunelit “Agim Ramadani” tanimë është në fazën e prokurimit. 🏙️Ky tunel transformues do të shkarkojë komunikacionin në qendër të Kryeqytetit dhe do të ndërlidh Prishtinën e Vjetër me sheshet Ibrahim Rugova, Skenderbeu, Zahir Pajaziti, Xhorxh Bush e deri te Katedralja. Në këtë mënyrë po krijojmë më shumë hapsira për këmbësorë e gjelbrim, ajër më të pastër e jetë më të shëndetshme për qytetarët🚶‍♀️”, ka shkruar Rama.

    Hartimi i këtij projekti ka kushtuar 185 mijë euro. Në dosjen e tenderit, si arsyetim për ndërtimin e këtij tuneli, ishte dhënë zhvillimi dhe gjallërimi i Zonës Historike.

    “Me qëllim të zhvillimit inovativ dhe qëllimeve tjera zhvillimore të Zonës Historike, komuna e Prishtinës me këtë projekt synon që kësaj zone, konkretisht segmentit të rrugës ”Ibrahim Lutfiu’’me fillim nga rruga ,,Agim Ramadani’’, t’i jep gjallëri, atraktivitet dhe mundësi solide ekonomike dhe kulturore”, thuhet në dosje.

    Detajet rreth këtij projekti i kishte dhënë nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj. Ai kishte thënë se pjesa mbi tunel do të kthehet në shëtitore.

    “Kemi buxhetuar edhe tunelin në rrugën Agim Ramadani, i cili faktikisht do të ndërtohet një nënkalim ku faktikisht veturat do të hyjnë nën, pra në tunel, kurse krejt pjesa mbi do të kthehet në pedonale ose në pjesë shëtitore, që e lidh Prishtinën e vjetër me sheshin. Konsideroj që është një prej projekteve më të bukura për të cilat ne po insistojmë tutje”, kishte thënë Zogaj.

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka folur për proceset e fundit politike në Kosovë dhe veçanërisht për mundësinë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Rruga Klinë-Gjakovë është hapur për qarkullim të automjeteve. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Rruga...
    Lajme18 Maj 2024
    Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Liz Allen ka vizituar sot ushtarët amerikanë. Ajo ka publikuar një video nga helikopteri I KFOR-it duke vëzhguar...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Institucioni në të cilin rëndom zgjidhen kontestet gjyqësore, në rastin e Gjykatës Themelore në Gjilan në fakt u bë shkak që të...
    Lajme18 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se minimumi 87 mijë qytetarë e kanë...
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta pret nesër në takim nënsekretaren e SHBA-ve për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, duke...
    Vip18 Maj 2024
    Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Blero Muharremi, i ftuar në emisionin argëtues “S’e luan topi”, ka ndarë me publikun shumë detaje intime nga...
    Lajme18 Maj 2024
    Partia Social Demokrate është deklaruar lidhur me temën e fundit në Kosovë, mbajtjen e zgjedhjeve. Nol Nushi nga PSD-ja një prononcim për...
    Sport18 Maj 2024
    Edhe zyrtarisht ka përfunduar kampionati në Maqedoninë e Veriut. Struga ka fituar zyrtarisht titullin e dytë radhazi kampion në Maqedoninë e Veriut,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.