×
  • Lajme
  • Lajme

    Dhoma e Tregtisë dhe Komuna e Hanit të Elezit nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

    FrontOnline
    24 Prill 2024

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë dhe Komuna e Hanit të Elezit kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi përmes së cilit palët janë dakorduar që të krijojnë partneritet me qëllim të shkëmbimit dhe ofrimit të këshillave profesionale për bizneset në fusha të ndryshme, si dhe të asistimit, promovimit e përkrahjes së komunitetit të biznesit.

    “Thellimi i bashkëpunimit, ofrimi i këshillave profesionale nga sektorë të ndryshëm për bizneset anëtare në Dhomën e Tregtisë, këmbimi i informacioneve nga bazat e veta të të dhënave lidhur me aktivitetet e tyre dhe të bizneseve anëtare si dhe përgatitja e propozimeve dhe realizimi i projekteve të përbashkëta që kanë të bëjnë me përkrahjen e komunitetit të biznesor në Kosovë, përfshijnë disa prej pikave që përmban Memorandumi i Bashkëpunimit i nënshkruar ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë me Komunën e Hani të Elezit”, thuhet në njoftim.

    Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqi, theksoi se DhTIK është e gatshme që të bashkëpunoj me të gjitha komunat posaçërisht në iniciativa lokale me qëllim që komuniteti i biznesit të përfitoj dhe barrierat në punën e tyre të minimizohen dhe të krijohet ambient më i përshtatshëm për të investuar në Kosovë.

    Nga ana tjetër, Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Mehmet Ballazhi ka theksuar se angazhimi dhe gatishmëria e Komunës qëndron në nivel të lartë për krijimin e një klime sa më të favorshme për komunitetin e biznesit. Kryetari Ballazhi po ashtu potencoi faktin se sektori privat ka nevojë për më shumë përkrahje.

    Në kuadër të këtij takimi po ashtu u theksuan edhe mundësitë e bashkëpunimit përmes projekteve të Bashkimit Evropian.

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Në Venecia të Italisë, mbrëmë i është bërë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ishte i...
    Lajme18 Maj 2024
    Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe vazhdon të jetë kërkesë e vazhdueshme e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Një kërkesë e...
    Lajme18 Maj 2024
    Prishtina ka pesë strehimore, por vetëm dy prej tyre janë të gatshme për shfrytëzim me kapacitet për 3 mijë banorë. Prizreni i...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si kryeministër i Kroacisë. Osmani, mes tjerash theksoi...
    Lajme18 Maj 2024
    Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare qytetarët nuk po i marrin të gjitha shërbimet. Mjekët, si dermatologët, pediatrit e internistët, sipas një...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Shqipëria, prej vitesh, vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për ta lehtësuar këtë problem, Qeveria është në negociata me Filipinet për një marrëveshje...
    Sport18 Maj 2024
    Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se Enver Sekiraqa nuk është gjetur në shtëpi gjatë së premtes dhe të shtunës, pas vendimit të...
    Lajme18 Maj 2024
    Enver Sekiraqa, i cili më 3 maj 2024 u dënua nga shkalla e parë me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.