×
  • Lajme
  • Lajme

    Bajqinovci optimist se Kosova do të kalojë në Këshill të Ministrave, kritikon BE-në për mosndëshkim të Serbisë

    FrontOnline
    23 Prill 2024

    Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, është shprehur optimist se Kosova do të kalojë në Këshillin e Ministrave dhe se dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese – para votimit në Këshill të Ministrave – nuk do të jetë kusht për anëtarësim në Këshill të Evropës (KiE). Ndërkaq, deputeti i VV-së ka kritikuar Bashkimin Evropian (BE) për mosndëshkim të duhur të Serbisë.

    Sipas tij,  drita e gjelbër nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës që i është dhënë Kosovës për anëtarësimin në këtë KiE është tregues që Kosova do të kalojë në Këshill të Ministrave.

    “Zakonisht raportuesi, ai që rekomandon, në këtë rasti Parlamenti Evropian që mori vendim. Zakonisht kjo nuk ka qenë asnjëherë standard që të mos të votohet nga Këshilli i Ministrave. Dhe nëse ndodh kjo do të ishte lajmi keq. Unë besoj që do të ishte keq. Por unë besoj shumë që kjo do të votohet, sepse deri më sot nuk ka ndihur të kemi raportim pozitiv, të votohet me 81 për qind të deputetëve të PE-së dhe të kthehet kundër këshilli i ministrave. Unë mendoj që edhe për liberalizim të vizave kemi pasur shtete të fuqishme që kanë thënë që në rast nuk bëhet ne do ta pengojmë procesin por nuk ka ndodhur dhe ka shkuar shumë mirë.

    Unë besoj që BE-ja t’i jetë besnik këtij raporti dhe të votojë fazën e fundit pas miratimi të Asamblenë Parlamentare. Nuk do të besoj se do të shkojë në Kushtetuese, por, do të votojmë dhe pastaj në marrëveshjen ndërkombëtare që duhet të bëhet e Serbia po i ik do të rregullohet kjo çështje…”, ka thënë deputeti i VV-së, në “FIVE” të Dukagjinit.

    E ndonëse deputeti i VV-së foli për anëtarësimin e Kosovës në një organizatë ndërkombëtare, ai nuk la pa kritikuar BE-në.

    Bajqinovci ka thënë se BE-ja nuk është duke ndëshkuar Serbinë  aq sa duhet edhe pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

    “Është shumë shqetësuese. Mbi 400 ekstremistë janë duke bërë ushtrime luftarake. Jo ushtrime, stërvitje për çështje të caktuara të sigurisë apo diçka tjetër. Por, për tu gjuajtur në Kosovë. Dhe informatat i kemi edhe nga partnerët ndërkombëtarë që janë duke bërë stërvitje ushtarake, në kufi. Në pjesë mëtanë Kopaonik dhe pjesë të tjera. Ku dihet me emër e mbiemër kush është duke stërvitur.

    Dhe kjo është tregues që faji është të bashkësia ndërkombëtare në ketë rasti të BE-ja, sepse përmes një Rezolute nuk ka bërë asgjë për ta dënuar Serbinë që të ketë pasoja pas rastit të Banjkës. Dhe prapë se prapë këta njerëz janë rigrupuar në pjesë të ndryshe, ku janë duke u trajnuar nga Armata serbe”, ka thënë Bajqinovci.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Lajme07 Shtator 2024
    Udhëzimi Administrativ për vërejtjet e kombinuara në pakot e duhanit ka hyrë në fuqi që nga një shtatori. Tanimë, në territorin e...
    Lajme07 Shtator 2024
    Në ceremoninë e vendosjes së shtatores së presidentit historik, Ibrahim Rugova në Podujevë mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti. Një video e...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...
    Lajme07 Shtator 2024
    Tre pushues humbën jetën në plazh këtë të shtunë, dy prej tyre janë kosovarë. Rreth orës 14;50, në lagjen 13 në Durrës,...
    Lajme07 Shtator 2024
    Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i fundit duke bllokuar rrugët në vendkalimet kufitare nuk kanë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.