×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Të paktën 10 sulme xhihadiste u parandaluan në Evropë më 2023

    FrontOnline
    23 Prill 2024

    Inteligjenca perëndimore i ka parandaluar të paktën 10 sulme xhihadiste nëpër Evropë më 2023, ka thënë agjencia holandeze e inteligjencës, AIVD, të martën.

    Sipas saj, lufta e nisur mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, e ka rritur kërcënimin për sulme tjera.

    Në kuadër të sulmeve është paraparë therja e njerëzve në mënyrë rastësore, sulme në ndërtesa dhe ngjarje specifike, ka thënë AIVD në raportin e tij vjetor, pa dhënë më shumë hollësi.

    “”Kanë qenë dy çështje mobilizuese: shkatërrimi i Kuranit në Holandë dhe shtetet tjera evropiane, si dhe konflikti në mes të Izraelit dhe Hamasit”, ka thënë agjencia holandeze.

    Suedia e ka rritur alarmin për rrezik nga terrorizmi në të dytin më të lartë në vend, pas djegieve të Kuranit – librit të shenjtë për myslimanët – dhe akte tjera me qëllim të dëmtimit të librit, çka ka zemëruar myslimanët dhe ka nxitur kërcënime prej xhihadistëve.

    Në tetor, dy tifozë suedezë të futbollit janë qëlluar për vdekje në Bruksel, dhe akti dyshohet të jetë kryer prej një burri që e ka identifikuar veten si anëtar të grupit ekstremist Shteti Islamik.

    Po ashtu, në tetor të vitit të kaluar, një 20-vjeçar e ka therur për vdekje një mësues dhe i ka plagosur rëndë dy persona në një shkollë në veri të Francës.

    Presidenti francez, Emmanuel Macron e pati dënuar sulmin si “terrorizëm islamik”.

    Izraeli dhe Hamasi luftojnë në Gazë prej tetorit të vitit të kaluar.

    Lufta është nxitur prej sulmeve të militantëve të Hamasit në tokën izraelite, më 7 tetor, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 250 të tjerë.

    Izraeli është përgjigjur me fushatë ushtarake, duke lënë të vdekur më shumë se 34.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze.

    Agjencia holandeze e inteligjencës nuk ka reaguar sa ka qenë numri i saktë i sulmeve që i ka parandaluar prej 7 tetorit.

    Agjencia holandeze kundër terrorizmit e ka rritur në dhjetor të vitit të kaluar shkallën e kërcënimit ndaj terrorizmit, për herë të parë prej vitit 2019, duke e përmendur ndikimin e luftës në Gazë./REL/

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Ish-ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kritikuar Këshillin e Evropës për mosnëtarësimin e Kosovës. Ai tha se Kosova...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sonte, Kroacia mori një qeveri të re të 16-të të kryesuar nga Andrej Plenkoviq i partisë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ). Parlamenti kroat...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje për të kuptuar mendimin dhe qasjen e qytetarëve në raport...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje për të kuptuar mendimin dhe qasjen e qytetarëve në raport...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të premten një ligj, i cili i lejon të dënuarit me burg të shërbejnë...
    Lajme17 Maj 2024
    Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendosur që tekstet të mos shpërndahen nëpër shkolla sikurse ka ndodhur me...
    Lajme17 Maj 2024
    Nënkryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka ngushëlluar për vdekjen e një të riu nga Gjilani pas një aksidenti në...
    Lajme17 Maj 2024
    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë një studim hulumtues rreth eksportit dhe pagesave tē parasë së gatshme përmes institucioneve financiare mbrenda...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Piramida e rinovuar e Tiranës ka fituar Çmimin e Madh për Evropën Juglindore. Përmes një postimi në rrjete sociale, kryetari i Bashkisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.