×
  • Lajme
  • Lajme

    Stano: Për masat ndaj Kosovës vendos Këshilli në bazë të raportit të Borrellit

    FrontOnline
    23 Prill 2024

    Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi zbazën e një raporti të Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell, mbi përmbushjen e kërkesave të BE-së. Deklarimi i BE-së pasoi kërkesën e institucioneve të Kosovës për heqjen e masave të vëna prej afro një viti, pas përmbushjes, siç u tha, të kushtit të fundit me organizimin e votimit për largimin ose jo të kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, më 21 prill. Një zëdhënës i BE-së, Peter Stano, kërkesa e Këshillit Evropian ishte që tha se mbajtja e votimit në katër komunat në ver itë bëhet sa më shpejt dhe pa kushtëzime.

    “Rreth masave, në përputhje me Përfundimet e tij të 12 dhjetorit 2023, Këshilli do të diskutojë masat e BE-së në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë rreth përmbushjes së kërkesave të BE-së”, tha për rtv21 zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

    Ai i tha rtv21 se rezultati i votimit nuk i kontribuon shtendosjes së tensioneve dhe nuk hap rrugën për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Kjo, tha Stano, është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve.

    “BE-ja shpreh keqardhje se serbët e Kosovës në veri të Kosovës kanë humbur mundësinë për të drejtën e tyre për të votuar dhe për të zgjedhur kryetarët e  komunave që do të ishin përfaqësues të vërtetë. Rezultati nuk kontribuon në zbutjen e tensioneve dhe hapjen e rrugës për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, gjë që është thelbësore për normalizimin e marrëdhënieve.  Zëdhënësi i BE-së tha se kërkesa , tha se përderisa ‘organizimi i votimeve për largimin e kryetarëve nuk ishte i pakushtëzuar, përfshirë risitë siç janë vendosja e kamerave të sigurisë ‘, procesi megjithatë tha ai ‘mundësoi organizimin e këtij votimi’’.

    ‘Vendimi i partive politike që përfaqësojnë serbët e Kosovës në veriun që të tërhiqen nga procesi dhe thirrja për një bojkot rezultoi me një varg vështirësish, përfshirë edhe themelimin e disa komisioneve në vendvotime pa pjesëmarrjen e asnjë anëtari serb të Kosovës’, tha Stano.

    Stano përmendi edhe sfidat që ka pasur KQZ-ja në organizimin e zgjedhjeve në komunat veriore.

    “Mbi të gjitha, vendimi i drejtorëve të serb të shkollave në veri të Kosovës që të mos lejojnë shfrytëzimin e objekteve shkollore për vendvotime, disa ditë përpara votimit, ka krijuar një varg sfidash për KQZ-në. Kjo gjithashtu pengoi qasjen e qytetarëve në informatat e sakta mbi vendndodhjet e reja të vendvotimeve”, tha Stano./

    Importuesi nga SHBA-ja: Devolli Corporation me standarde amerikane
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Gjilan, Lutfi Haziri, mban konferencë për medie. Konferenca do të mbahet duke filluar...
    Lajme18 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot në vendin tonë do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Siç njofton...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati sot marrin pjesë në konferencën për shënimin e fillimit të pilotimit të skemës...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sonte, Kroacia mori një qeveri të re të 16-të të kryesuar nga Andrej Plenkoviq i partisë Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ). Parlamenti kroat...
    Lajme17 Maj 2024
    Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, Presidentja e  Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për...
    Sport17 Maj 2024
    Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani ka shënuar gol të bukur në përballje me Fiorentinën si mysafir në ndeshjen e vlefshme për javën...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Sondazhi i fundit i Barometrit në Euronews Albania, ka ngritur disa pyetje për të kuptuar mendimin dhe qasjen e qytetarëve në raport...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të premten një ligj, i cili i lejon të dënuarit me burg të shërbejnë...
    Lajme17 Maj 2024
    Sikurse vitin e kaluar, edhe sivjet Ministria e Arsimit ka vendosur që tekstet të mos shpërndahen nëpër shkolla sikurse ka ndodhur me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.