×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit

    FrontOnline
    19 Prill 2024

    Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ballkanin Perëndimor dhe ndërmjetësit të dialogut Kosovë -Serbi. Tashmë është bërë e ditur se BE e ka nominuar për Ambasador në Zvicër ndërsa vet Lajçak zbulon se mandati i tij skadon më 31 gusht.

    “Ka qenë gjithmonë e qartë sepse mandati i përfaqësuesve specialë të BE-së është i barabartë me mandatin e ambasadorëve të BE-së, i cili zgjat katër vjet. Pra, ekziston një rregull që përfaqësuesit specialë nuk mund të qëndrojnë më shumë se katër vjet. Unë sapo kam filluar vitin e pestë dhe mandati im përfundon më 31 gusht” ka thënë sllovaku.

    “Nuk ka pasur kurrë një debat, nuk kam planifikuar asnjëherë të largohem apo të mbetem më gjatë. Është e logjikshme që me lidershipin e ri të Bashkimit Evropian, është gjithashtu mirë që të fillojë një fazë e re e procesit. Pra, deri më 31 gusht, jam plotësisht përgjegjës dhe plotësisht i përkushtuar ndaj këtij procesi”, ka shtuar tutje emisari.

    Duke folur rreth emisarit/ ndërmjetësit të ri që pritet të marrë pozitën ish- kryediplomati sllovak thotë se nuk i takon atij të flas. Lajçak thotë se e njeh mirë ish- presidentin slloven Borut Pahor që ka shfaqur ambicie për ta marrë detyrën.

    “Unë nuk do të jem pjesë e përzgjedhjes së pasardhësit tim, ndaj nuk duhet të bëj deklaratë. Por, padyshim, unë e njoh Presidentin Pahor për shumë vite. Ne jemi takuar dhe kemi diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor në disa raste, e di që ai është shumë i interesuar për rajonin dhe gjithashtu me shumë njohuri. Pra, sigurisht, ky është një faktor shumë i rëndësishëm. Kjo është ndoshta aq sa mund të them në këtë pikë”./Express

     

    Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2024
    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Berlin ka takuar edhe deputetin e Bundestagut, Knut Abrahams. Ish-ministri i Jashtëm...
    Lajme17 Maj 2024
    Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, është bërë bashkë me miq nga Kosova, përfaqësues të shoqërisë civile e diplomatë të shumtë...
    Lajme17 Maj 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar nëpërmes  një statusi, duke komentuar zhvillimet e fundit në lidhje me...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci për FrontOnline, deklaron se shkuarja në zgjedhje të reja, është e paraparë me ligj, por se duhet...
    Lajme17 Maj 2024
    Procesi i nisur me 5 prill i regjistrimit të popullsisë do të përfundojë sot. Përveç regjistrimit të popullsisë, gjatë më shumë se...
    Lajme17 Maj 2024
    Ministrat e Jashtëm në Strasburg duhet të caktojnë një datë të re për një takim të jashtëzakonshëm brenda pak javësh, në mënyrë...
    Lajme17 Maj 2024
    Zyrtarë të lartë e figura të fuqishme të PDK-së kanë folur për FrontOnline lidhur me darkën e fundit mes kryeministrit Albin Kurti...
    Lajme17 Maj 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku Kosova deri më tani nuk është rend dite....
    Lajme17 Maj 2024
    Sot është një ditë e veçantë për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo sot feston ditëlindjen e 42-të. Osmani u zgjodh si...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.