×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dështon sërish gjyqi për vrasësit me pagesë të Shqipërisë

    FrontOnline
    19 Prill 2024

    Ka dështuar për të tretën herë, nisja e gjyqit të themelit për 19 të pandehurit në dosjen e ashtuquajtur si “Plumbi i Artë”.

    Edhe këtë të premte, Gjykata e Posaçme e pati të pamundur të hap shqyrtimin e dosjes për shkak të mungesave të avokatëve, raporton tvklan, transmeton Klankosova.tv.

    Por po në këtë seancë, Prokuroria e Posaçme kërkoi përjashtimin e një nga anëtareve të trupit gjykues, pasi rezultoi të kishte lidhje familjare me një prej avokatëve në proces.

    Lidhja është konstatuar më herët në sallën e gjyqit dhe për Prokurorinë është shkak që gjyqtarja të japë dorëheqjen.

    Të pandehurit akuzohen për disa vrasje, atentate të mbetur në tentativë dhe vjedhje me dhunë, të zbardhura pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani. Pjesa më e madhe e krimeve janë kryer me pagesë.

    Dumani është i pari në listën e SPAK si autor i nëntë vrasjeve dhe tentativave për vrasje, si dhe tre episode të vjedhjeve me dhunë.

    Në këtë proces, SPAK ka tre persona të penduar. Fillimisht për ngjarjet rrëfeu Nuredin Dumani, pas tij u pendua edhe Erion Alibej dhe Skerdi Tase.

    Po vjen “Cyber ZERO” eventi që jep përgjigje për çdo lloj kërcënimi online
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Presidenti Joe Biden thotë se vdekja e Sinwar është një "ditë e mirë për Izraelin, për Shtetet e Bashkuara dhe për botën",...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka dhënë një deklaratë pas vrasjes së liderit të Hamasit. “Çdo terrorist që vret amerikanët, kërcënon popullin...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, nisi sot një vizitë në Itali, me ftesë të presidentit të Republikës së Italisë, Sergio Mattarella. Presidenti...
    Të tjera
    Sport17 Tetor 2024
    Pas ndeshjeve me kombëtaret, lojtarët kthehen në klubet e tyre dhe sot ishin kryesisht të gjithë bashkë.   Kështu ishte edhe në...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Presidenti Joe Biden thotë se vdekja e Sinwar është një "ditë e mirë për Izraelin, për Shtetet e Bashkuara dhe për botën",...
    Bota/Rajoni17 Tetor 2024
    Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka dhënë një deklaratë pas vrasjes së liderit të Hamasit. “Çdo terrorist që vret amerikanët, kërcënon popullin...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ambasadori i Britanisë së Madhe në OSBE, Neil Holland, përshëndeti vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit të importit të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, thotë se ka përgjime edhe më të rënda se këto të...
    Lajme17 Tetor 2024
    Vransirat mbeten edhe ditën e premte mbi vend, më të përqendruara nga pjesë perëndimore të vendit, ku pasdite nuk duhet përjashtuar mundësi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.