×
  • Sport
  • Sport

    Milani dhe Interi garojnë ‘kokë më kokë’ për shërbimet e mbrojtësit të shquar të La Ligës

    FrontOnline
    19 Prill 2024

    Rënia e Almerias nga elita e futbollit spanjoll, diçka që ka qenë e pritur për pjesën më të madhe të sezonit, duket se me shumë mundësi do të konfirmohet në javët në vazhdim.

    Në atë pikë, ata edhe zyrtarisht mund të fillojnë përpjekjet e tyre për t’u rikthyer përsëri në La Liga, por para kësaj, shitja e disa lojtarëve kryesor duket të jetë e pashmangshme në verë.

    Një lojtar e ardhmja e të cilit duket të jetë larg Almerias është Marc Pubill.

    20-vjeçari i cili luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, ka shkëlqyer këtë edicion, dhe kjo ka bërë që disa klube të monitorojnë situatën e tij para hapjes së afatit kalimtar veror

    Pubill, i cili iu bashkua Almerias verën e kaluar nga Levante, ka pasur dy oferta nga Real Betisi dhe Girona, ndërsa tani Tuttomercatoweb ka raportuar se edhe Interi me Milanin janë të interesuar për nënshkrimin e tij.

    ‘Nerazzurrët’ e shohin atë si pasuesin ideal të Denzel Dumfries, i cili sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Italia në verë.

    Përkundër sezonit të tyre zhgënjyes, duket se Almeria do të kërkojë aktivizimin e klauzolës së Pubill e cila qëndron në 20 milionë euro. Në rast shitjeje, Levante do të merrte 25 për qind të shumës, si pjesë e marrëveshjes verën e kaluar./Telegrafi/

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Sport16 Maj 2024
    Pas Gjermanisë dhe Francës, tani Holanda e Ronald Koeman e ka emëruar skuadrën e saj për EURO 2024 të kësaj vere. Jemi...
    Sport16 Maj 2024
    Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps ka publikuar listën e lojtarëve për EURO 2024, duke qenë një nga favoritët kryesor për të shkuar deri...
    Sport16 Maj 2024
    Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, është dënuar me dy ndeshje pas finales së Kupës së Italisë dhe është gjobitur me 5000 euro...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku Kosova deri më tani nuk është rend dite....
    Lajme17 Maj 2024
    Sot është një ditë e veçantë për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo sot feston ditëlindjen e 42-të. Osmani u zgjodh si...
    Lajme17 Maj 2024
    Ngjarjet e datës 17 maj 2024: Komisioni për Administratë Publike mban dëgjim publik për ndryshim-plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë. (Kuvendi i...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, për FrontOnline, ka deklaruar se është përkrahës i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit...
    Lajme17 Maj 2024
    Muhaxheri njofton për vdekjen e një zyrtari të komunës: Peja sot ka humbur një zyrtar dhe një koleg të vyer Kryetari i...
    Lajme17 Maj 2024
    Paraditën e së premtës vazhdojnë të kalojnë vranësira, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rigë shiu. Ditën vranësirat shpërndahen, duke hapur qiellin për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.