×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes profesori Binak Gërguri

    FrontOnline
    19 Prill 2024

    Ka vdekur profesori Binak Gërguri, punonjësi shumëvjeçar i Institutit Pedagogjik të Kosovës.

    Ministrja e Arsimit, Arbëria Nagavci, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Gërguri dhe miqve të të ndjerit.

    Në telegram, Nagavci thotë se “kolegu Binak Gërguri dha një kontribut të shquar përmes angazhimit të tij në procesin e hartimit të kurrikulave, si një nga proceset kyçe të ngritjes së cilësisë në arsim”.

    “Z.Gërguri do të mbahet mend për profesionalizmin, bujarinë dhe urtësinë e tij, të cilat do të bëhen frymëzim për kolegët dhe bashkëpunëtorët. Jeta dhe veprimtaria e tij ishin të lidhura me arsimin, andaj do ta kujtojmë gjithmonë përmes punës të cilën e ka lënë pas, si një njeri i proceseve të rëndësishme të kësaj fushe”.

    “Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Gërguri, miqve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën! Pushoftë në paqe shpirti i tij”, thuhet në telegramin ngushëllues të ministres Nagavci.

    Për vdekjen e profesorit Gërguri ka reaguar edhe Shoqata Sindikale e Shërbimit Civil të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SMASHT).

    “Me dhimbje të thellë dhe ngushëllime të sinqerta, ju njoftojmë se sot kemi humbur një nga figurat e shquara të arsimit në Kosovë, Profesorin Binak Gerguri. Ai la këtë botë, duke lënë pas një boshllëk të padukshëm në zemrat tona”.

    “Profesor Gerguri ishte një kontribuues i shquar në fushën e arsimit, duke shërbyer si mësimdhënës, këshilltar arsimor pedagogjik, dhe ekspert në hartimin e standardeve të profesionit, kurrikulave dhe përmbajtjeve mësimore në fushën e politeknikës. Kontributi i tij u ndje në shumë projekte vendore, rajonale dhe ndërkombëtare, duke sjellë ndryshime thelbësore në mjedisin arsimor”.

    “Profesori Gerguri kreu studimet në Universitetin e Rjekës në Kroaci dhe ishte njohës i shumë gjuhëve të huaja, posaçërisht i frëngjishtes”.

    “Ndër më të rëndësishmet që do të mbahen mend për të ishin vizioni i tij për një arsim cilësor dhe inovativ, si dhe përkushtimi i tij ndaj zhvillimit profesional të kolegëve dhe nxënësve”.

    “Familjes së tij dhe miqve të ngushtë, ne ua shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta në këtë moment të vështirë. Humbja e Profesorit Binak Gerguri do të ndihet thellë në komunitetin tonë arsimor dhe përtej tij. Frymën e tij të ndritur dhe kontributin e tij të madh do t’i kujtojmë gjithmonë me respekt dhe admirim”.

    “Falënderojmë të gjithë ata që kanë ndarë fjalë ngushëllimi dhe solidaritet në këtë kohë të trishtë. Paqja e qoftë mbi shpirtin e tij!”, ka përfunduar SHMAShT-i.

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), përshkruan situatën në lidhje me plotësimin e Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës...
    Lajme17 Maj 2024
    Një person është arrestuar në Gjilan pasi siç bën të ditur policia në raport, ishte arratisur nga burgu. “Më 16.05.2024 njësitet policore...
    Lajme17 Maj 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me kryeministrin Albin Kurti në samitin e mbajtur në...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Sot do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ku Kosova deri më tani nuk është rend dite....
    Lajme17 Maj 2024
    Sot është një ditë e veçantë për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo sot feston ditëlindjen e 42-të. Osmani u zgjodh si...
    Lajme17 Maj 2024
    Ngjarjet e datës 17 maj 2024: Komisioni për Administratë Publike mban dëgjim publik për ndryshim-plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë. (Kuvendi i...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, për FrontOnline, ka deklaruar se është përkrahës i kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqit...
    Lajme17 Maj 2024
    Muhaxheri njofton për vdekjen e një zyrtari të komunës: Peja sot ka humbur një zyrtar dhe një koleg të vyer Kryetari i...
    Lajme17 Maj 2024
    Paraditën e së premtës vazhdojnë të kalojnë vranësira, pa përjashtuar mundësi për ndonjë rigë shiu. Ditën vranësirat shpërndahen, duke hapur qiellin për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.