×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti dhe VV në fushatë kundër BDI – Talat Xhaferin në Prishtinë e takoi vetëm Presidentja Osmani

    FrontOnline
    19 Prill 2024

    Kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ishte ndër mysafirët specialë – krerë shtetesh – që i ftoi presidentja Vjosa Osmani në Forumin për Gratë, Sigurinë dhe Paqen që e priti ajo në Prishtinë. Kjo ishte edhe vizita e tij e parë në Kosovë pasi mori postin e shefit të ekzekutivit në shtetin fqinj.

    Sot presidentja Vjosa Osmani ripublikoi në X njoftimin se ka takuar kryeministrin Xhaferi. Ajo e falënderoi atë për përkrahjen e Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës.

    “Këtë javë, në kuadër të Forumit të Grave, Sigurinë dhe Paqen takova edhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Krahas përkushtimit të përbashkët për forcimin e partneritetit tonë, falënderova Kryeministrin për mbështetjen e vazhdueshme të Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës dhe organizata tjera ndërkombëtare”, shkroi sot Osmani.

    Nën hijen e fushatës zgjedhore që po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut, një takim i tillë nuk ndodhi mes Xhaferit dhe homologut të tij kosovar, Albin Kurti.

    Xhaferi i Bashkimit Demokratik për Integrim qëndron në anën e kundërt të bllokut që përkrah Kurti në garën presidenciale për zgjedhjet e 24 prillit

    BDI në këto zgjedhje garon me Bujar Osmanin si kandidat për president. Ndërkaq, partia e Ali Ahmetit është bashkuar me partitë e komuniteteve joshqiptare në Maqedoninë e Veriut, kryesisht turk, rom dhe boshnjak.

    Në mes kritikash për ndërhyrje në shtetin fqinj, Albin Kurti me Vetëvendosjen është përfshirë në këtë garë duke marrë pjesë në koalicionin e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që fillimisht u njoh me emrin Lidhja Evropiane për Ndryshim (LEN). Por, kjo kaloi në VLEN pasi V-ja u shtua për Vetëvendosjen. Kandidat i këtij koalicioni për president u nominua Arben Taravari.

    Para dy ditëve, zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes shkuan në Shkup së bashku me liderët e koalicionit VLEN.

    Nënkryetari i Vetëvendosjes, kryeparlamentari Glauk Konjufca, së bashku me Arben Taravarin, Izet Mexhitin, Bilall Kasamin, Afrim Gashin dhe Bekim Qokun kanë ecur nëpër çarshinë e Shkupit, ku kanë takuar qytetarë. Më vonë u raportua që edhe ministrja Albulena Haxhiu mori pjesë në këto tubime elektorale.

    Talat Xhaferi e kishte thënë drejtpërdrejt se Albin Kurti po përzihet në politikën e Maqedonisë së Veriut.

    “Nuk mund të definohet ndryshe përpos përzierje përderisa një kryeministër, qoftë edhe nën pretekstin si kryetar i një subjekti politik në çfarëdo aspekti, mund të edhe të perceptohet si përzierje. Nuk mendoj që i bën mirë Kosovës dhe vetë subjektit që udhëheq për shumë arsye. Kjo sepse hap dyer që nuk duhen hapur. Ne jemi për të bërë ndryshime për të mirë”, kishte thënë më herët Xhaferi për Kurtin.

    Curri: Atdheu dhe Xhuli ia kaluan për shpejtësi të krijimit të lidhjes, Vivien dhe Getinjos (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2024
    Deputeti i Pavarur në Kuvendin e Kosovës dhe ish-zëvendës i kryeministrit Albin Kurti, Haki Abazi, për FrontOnline thotë se ministrja Donika Gërvalla...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka raportuar se një burrë ka vdekur në Prizren, si pasojë e kontaktit me rrymën. Në raportit 24 orësh,...
    Lajme18 Maj 2024
    Rezultati i mbledhjes së djeshme në Këshillin e Evropës, çështjet bilaterale dhe rajonale si dhe projektet e përbashkëta ishin temë e diskutimit...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Misioni paqëruajtës i NATO-s në Kosovë, ka bërë të ditur se pas një kërkese të Policisë së Kosovës, njesia finlandeze e KFOR-it...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka uruar kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq i cili fitoi edhe një mandat tjetër. Me anë të një...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në Gjilan, Lutfi Haziri, mban konferencë për medie. Konferenca do të mbahet duke filluar...
    Lajme18 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot në vendin tonë do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Siç njofton...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati sot marrin pjesë në konferencën për shënimin e fillimit të pilotimit të skemës...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Ish-ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kritikuar Këshillin e Evropës për mosnëtarësimin e Kosovës. Ai tha se Kosova...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.