×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku kujton heroin Sali Çekaj: Në vend se t’i gëzohej triumfit të lirisë, ra në Koshare për të mos vdekur kurrë

    FrontOnline
    19 Prill 2024

    “Në prillin që nuk njihte pranverë më të vështirë; në vend se t’i gëzohej triumfit të lirisë; atje lart në majat e ashpra të Koshares ra për të mos vdekur kurrë, Komandant Sali Çekaj – VETERANI”.

    Kështu e ka përkujtuar kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, heroin Sali Çekaj, në 25 vjetorin e rënies së tij në Betejën e Kosharës.

    Ai tha se në këtë ditë e nderojnë figurën e madhe të historisë së Kosovës, figurën e luftës dhe rezistencës së armatosur, intelektualin, politikanin dhe ushtarakun e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Heroin Sali Çekaj.

    “Ndonëse rreziqet e jetës e kishin shtyrë të ikte në mërgim, shtypjet që po i bëheshin popullit të tij e detyruan të kthehej në vendlindje veprimtarin e madh, Sali Çekaj për t’iu bashkuar shokëve, burrave e grave në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, atje në Alpet Shqiptare, në Koshare”.

    LDK shkruan se Sali Çekaj, veprimtar i zellshëm politik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, jurist e ushtarak vizionar, u detyrua të largohej nga vendi, për shkak të presionit e të përndjekjes sistematike që i bënte regjimi okupues. Rezistencën e tij politike e nisi përmes aktivitetit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, krah Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova, ku bashkë me shumë veprimtarë të tjerë të çështjes kombëtare, u bë dhe organizator i jashtëzakonshëm i shqiptarëve për t’i ndihmuar ata materialisht e politikisht, për çlirimin e vendit. Megjithëse, fillet e angazhimit të Sali Çekajt për çështje kombëtare janë të hershme, ai qysh në fillim të viteve të 90-ta ia kishte vënë vetes objektiv çlirimin e Kosovës. Në vitin 1991 Sali Çekaj ishte përgjegjës për përgatitjen ushtarake të dy grupeve të para guerile në Shqipëri në mesin e të cilëve ishin Komandanti Legjendar, Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ilaz Kodra e shumë bashkëluftëtarë të tjerë.

    “Ai bashkë me Agim Ramadanin ishin po ashtu edhe ideatorët e fitores së madhe të UÇK-së, në shpartallimin e forcave serbe dhe thyerjes së kufirit shqiptaro-shqiptar që kishte mbajtur padrejtësisht të ndarë një komb për vite të tëra. Sali Çekaj me punën dhe përkushtimin e tij, prej politikani e ushtaraku vizionar, do të mbetet përherë në piedestalin e historisë tonë, prandaj dhe Presidenti Historik Rugova e nderoi me urdhërin Hero i Kosovës. Sot, kujtojmë dhe nderojmë rolin, kontributin e sakrificën e tij sublime për liri e pavarësi. Lavdi jetës dhe veprës së Komandantit, Sali Çekaj!”.

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2024
    Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë një studim hulumtues rreth eksportit dhe pagesave tē parasë së gatshme përmes institucioneve financiare mbrenda...
    Lajme17 Maj 2024
    Sot do të duhej të ishte dita e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, por kjo nuk ka ndodhur, pasi Qeveria...
    Lajme17 Maj 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuara ka vizituar kontingjentin e Forcës së Sigurisë të angazhuar në operacionin...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Politologu boshnjako-amerikan Jasmin Mujanoviq ka reaguar pasi Kosova mbeti jashtë agjendës së Këshillit të Evropës, duke thënë se në rast se demokracitë...
    Sport17 Maj 2024
    Max Allegri është shkarkuar për herë të dytë nga posti i trajnerit të Juventusit, por largohet me një numër të jashtëzakonshëm rekordesh...
    Vip17 Maj 2024
    Vesa Smolica ka kohë që ka mbaruar rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme ‘Big Brother Vip Albania’. Ajo para pak...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë ndryshime në dy pjesë kyç të legjislacionit rreth shërbimit ushtarak. Zelensky ka nënshtruar një ligj...
    Lajme17 Maj 2024
    Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigadë, Hysen Dreshaj, i shoqëruar nga rreshter majori i KOMFSK, Bedri Zuka, si dhe stafi komandues i...
    Sport17 Maj 2024
    Kylian Mbappe i ka dy objektiva kryesorë kur të arrijë te Real Madridi në verë – fitimin e Ligës së Kampionëve dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.