×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Shqipëri: Tre-vjeçari i rrëmbyer, arrestohet gjyshi – gjyshja në kërkim

    FrontOnline
    18 Prill 2024

    Tre-vjeçari nga Shqipëria, i cili dyshohet se është rrëmbyer nga gjyshërit e tij, nuk është gjetur ende.

    Policia njoftoi të enjten se ka arrestuar gjyshin e të miturit, Rexhep Gjunin dhe Arben Selajn, vëllain e bashkëshortes së tij.

    Po ashtu janë shpallur në kërkim gjyshja e të miturit, Barie Gjuni dhe Flamur Selaj vellai tjetër i saj.

    Edhe pas arrestimit, Rexhep Gjuni nuk ka pranuar të bashkëpunojë me autoritetet duke mos treguar vendndodhjen e nipit, raporton abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.

    Gjatë marrjes në pyetje ai ka deklaruar se nusja i kishte kërcënuar se nuk do ta shikonin me nipin pasi do të largohej me të jashtë shtetit.

    “Prandaj edhe ne vepruam në këtë mënyrë. E kemi dritën e syve, nuk jetojmë dot pa të. Me nusen nisën debatet që ditët e para që na vdiq djali. Donte të ikte në shtëpinë e prindërve të saj, pa mbushur as 40 ditë që bashkëshorti i kishte vdekur. Edhe me pas kemi pasur debate për të marrë nipin pasi nuk donte që ne ta takonim. Pastaj na e lejonte ta shihnim shumë rrallë. Ajo mund të vazhdojë jetën e saj po nuk ka të drejtë të na ndalojë të takojmë nipin. Nga frika se nuk do ta shikonim më u organizuam me njeri tjetrin për ta marrë dhe duam ta mbajmë vetë. Kemi marrë parasysh gjithçka.”

    Për gjetjen e tre-vjeçarit efektivët kanë ushtruar kontrolle në disa qytete por kërkimet nuk kanë dhënë rezultat.

    Pas denoncimit të nënës së tre-vjeçarit të martën, policia ka kontrolluar disa banesa në Kënetë të Durrësit aty ku jetojnë gjyshërit dhe të afërmit e tyre por nuk kanë mundur ta gjejnë të miturin.

    Aksioni i policisë është shtrirë edhe në Kukës e Has, aty ku banojnë disa familjarë të gjyshërve por nuk është gjetur asnjë gjurmë.

    Nëna e djalit të vogël ka ngritur dyshime se gjyshja bashkë me të miturin mund të jenë larguar drejt Kosovës, por policia ende nuk e konfirmon.

    Rexhep Gjuni dhe bashkëshortja e tij e morën nipin të shtunën e 13 prillit dhe nuk e kanë kthyer më tek nëna e cila prej ditësh është ne merak për jetën e të birit.

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni15 Maj 2024
    Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, u ka thënë ligjvënësve se do t’i dërgojë edhe 1 miliard dollarë shtesë armë dhe municione...
    Bota/Rajoni15 Maj 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po qëndron për vizitë në Kiev të Ukrainës, ku tha se ShBA-ja synon që t’i përdorë...
    Bota/Rajoni14 Maj 2024
    Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të martën për një rritje të madhe të një sërë tarifash për mallrat e importuara kineze, përfshirë...
    Të tjera
    Kronika15 Maj 2024
    Një shofer nga Kosova ra në prangat e policisë në Kukës pasi përplasi për vdekje një person. Burime zyrtare të policisë bëjnë...
    Kronika15 Maj 2024
    Një burrë është gjetur pa shenja jetë në Graçanicë. Lidhur me rastin të cilin policia e ka cilësuar në raport si “vdekje...
    Lajme15 Maj 2024
    Gjatë qëndrimit në Armeni ku po merr pjesë në takimet vjetore të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Ministri i Financave, Punës...
    Kronika15 Maj 2024
    Policia ka dhënë detaje për kapjen e armatimit dje në Zveçan, ku bëhet e ditur se janë bastisur tri shtëpi të pabanuara....
    Kronika15 Maj 2024
    Një shtetase e Shqipërisë është raportuar e zhdukur në Prishtinë. Rastin në polici e ka lajmëruar një burrë, poashtu shtetas i Shqipërisë...
    Lajme15 Maj 2024
    Sindikata e Policisë së Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes, kolegëve të zyrtares policore Lumnije Dervodeli Borovci, e cila u gjet e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.