×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Faktet e mbështetja e para dy ditëve janë thirrje të qarta që Komiteti i Ministrave të na ftojë për t’iu bashkuar KiE në maj

    FrontOnline
    18 Prill 2024

    Kryeministri Albin Kurti e nisi mbledhjen e sotme të Qeverisë duke thënë se Kosova arriti një sukses të jashtëzakonshëm pardje, kur mori PO-në e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për anëtarësim në këtë organizatë.

    Kurti tha se “faktet” dhe “mbështetja e fuqishme para dy ditëve” janë “thirrje të qarta për Komitetin e Ministrave që ta trajtojnë aplikimin tonë në muajin maj dhe që Kosova ta pranojë ftesën për t’iu bashkuar Këshillit të Europës po atë muaj”.

    Ai tha se nga anëtarësimi i Kosovës në KiE do të përfytojnë qytetarët, ndërsa theksoi se “përfituesit më të mëdhenj do të jenë pikërisht komunitetet joshumicë dhe grupet e marxhinalizuara të shoqërisë”.

    Paraprakisht, Kurti përmendi se si “edhe pse kishim nevojë për 2/3 e votave në favor, pra, afër 67%, ne i arritëm 82% të votave në favor”.

    “Kjo është një shenjë e qartë e vitalitetit dhe angazhimit të suksesshëm të diplomacisë së Republikës së Kosovës. Për këtë, edhe një herë nga kjo sallë dua ta falënderoj zëvendëskryeministren dhe ministren për Punë të Jashtme dhe Diasporë, zonjën Donika Gërvalla Schwarz”, tha ai.

    Kurti tha se “suksesi i arritur në këto dy vitet e fundit në këtë proces bënë që argumentet në favor të anëtarësimit të Republikës së Kosovës të mos jenë vetëm tonat”.

    “Sot konstatojmë që kjo e arritur e përbashkët e shtetit dhe qytetarëve na gëzon të gjithëve, për punën e kontributin e deritanishëm, por njëkohësisht edhe për mundësitë e reja që i kemi përpara”, tha ai.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme21 Maj 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorë të disa shteteve evropiane, shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano...
    Lajme21 Maj 2024
    Ish-hetuesja në rastin e gjykimit të Slobodan Millosheviqit dhe profesoresha në Universitetin e Amsterdamit, Nevenka Tromp, e ka cilësuar Gjykatën Speciale si...
    Lajme21 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se mbi 300 serbë në më pak se 2 javë kanë konvertuar patentë shoferët e...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    Gazmend Syla nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deklaron se kjo parti nuk është pro shpërbërjes së Kuvendit. Ai thotë se nëse...
    Lajme21 Maj 2024
    Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për mundësinë për të shkuar në zgjedhje. Ai vlerëson se Kurti duhet t’ia kthejë mandatin...
    Lajme21 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, në një intervistë, ka paralajmëruar se është duke punuar për formimin e një subjekti politik....
    Lajme21 Maj 2024
    Deputeti i VV’së, Dimal Basha, i ka reaguar zëdhënësit të BE’së, Peter Stano, pasi kritikoi aksionet e Policisë në Veri. Bashak ka...
    Lajme21 Maj 2024
    Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, është takuar sot me ambasadorin e SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, zv/shefin e Misionit të Mbretërisë së...
    Lajme21 Maj 2024
    Qëndrimi i Lidhjes Demokratike, ndryshe nga ai i PDK-së. Nënkryetari për Organizim Partiak, Gazmend Muhaxheri nga radhët e LDK-së, thotë se s’është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.