×
  • Lajme
  • Lajme

    Ismaili pritet në Departamentin e Thesarit të ShBA-së, shpreh falënderim për mbështetjen amerikane

    FrontOnline
    18 Prill 2024

    Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, është pritur në Departamentin e Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bashkë me bashkëpunëtorë.

    Ata kanë zhvilluar takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e këtij departamenti, Luyen Tran dhe ekipin e tij të Zyrës se Asistencës Teknike në Uashington.

    “Diskutimet kishin për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, në ngritjen e kapaciteteve të BQK-së”, thuhet në njoftim.

    Ismaili ka shprehur falënderim për ndihmën amerikane për zhvillimin e Sistemit Qendror Depozitar të Letrave me Vlerë, krijimin e linjave të likuiditetit si dhe bashkëpunimin e suksesshëm në shumë projekte të tjera për mbikëqyrjen bankare dhe sigurimeve, si dhe në kornizën e luftimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

    Në këtë takim janë diskutuar mundësitë e reja të asistencave teknike dhe bashkëpunimit, me qëllim të forcimit të partneritetit me Departamentin e Thesarit të SHBA-së.

    Pa rrymë deri në 8 orë, KEDS del me njoftim për nesër
    Nga Rubrika
    Lajme21 Maj 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, se Kosova ka dhënë propozimet e saj në takimet në Bruksel sa i përket...
    Lajme21 Maj 2024
    Arian Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane ka treguar për Front Online se pavarësisht distancës gjeografike, ka bashkëpunim ekonomik të madh në mes të Kosovës...
    Lajme21 Maj 2024
    Marrëveshja ndërkombëtare për shfrytëzimin e burgjeve në Gjilan vazhdon të jetë temë diskutimi. Pasi Kuvendi dështoi ta votojë të njëjtën, Qeveria e...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe BE-së, projektligj ky...
    Lajme21 Maj 2024
    Qeveria ka marrë vendim për shpërbërjen e Ndërmarrjes Publike Qendrore “Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës” (NKEC). Kryeministri Albin Kurti tha në...
    Lajme21 Maj 2024
    Qeveria e ka miratuar një vendim për emërimin e një komisioni ‘ad hoc’ që do ta zgjedhë drejtorin ekzekutiv të Agjencisë për...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Një 48-vjeçar në Kavajë është vënë në pranga pasi dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në...
    Lajme21 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e 21 majit të vitit 1998. Haradinaj ka...
    Lajme21 Maj 2024
    Vonesat e deputetëve të pushtetit në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ishte shkak i përplasjes së deputetëve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.