×
  • Lajme
  • Lajme

    Sociologu Selishta numëron faktorët që po ndikojnë në numrin e vrasjeve në Kosovë

    FrontOnline
    18 Prill 2024

    Vrasjet e fundit të grave, shqetësuese i sheh edhe sociologu, Blerim Selishta i cili për Front Online tha se nuk duhet vënë theksi tek gjinia ngase po shuhet një jetë, qoftë burrë apo grua dhe sipas tij krimineli nuk ka gjini, krimineli ka veç dënim.

    “Këto raste po ndodhin mjaftë shpesh, dhe dojnë me na çmend. Unë jam shumë i shokuar se çka është duke ndodhë. Unë nuk po i shoh veç si gra, unë po i shoh si njerëz, kemi të bëjmë me humbje të një njeriu. çdo humbje e një njeriu duhet të dënohet shumë, kushdo qoftë ai/ajo. Krimineli nuk ka gjini, krimineli ka veç dënim”, tha Selishta.

    Sipas sociologu Selishta problematikë mbetët numri i sociologëve nëpër institucione e poashtu mungesa e lëndëve shoqërore në institucione arsimore.

    “Po e shoh që në institucione, në Drejtorinë për Mirëqenie Sociale aty nuk ka asnjë profesionist, ka juristë, ekonomistë e profesione të tjera por nuk ka sociolog, ku i trajton këto fenomene, ku këshillohen çiftet e reja që martohen se çka i pret për jetën që e kanë përpara dhe si duhet të organizojnë jetën. Një çift i martuar nuk ka nevojë me pa vetën si të burgum por si njerëz që po fillojnë një jetë të re, ku shteti duhet të ofroj më shumë siguri, përparësi për punë dhe mirëqenie.  Por e rëndësishme është edhe që sociologët të kenë më shumë landë shoqërore në shkolla fillore dhe të mesme që me ua ngritë vetëdijen që mos me ardhë më deri në këtë ditë”, tha ai për Front Online.

    Poashtu, sipas tij po krijohet një hendek midis dy gjinive dhe duhet të luftohet për të drejtat e barabarta, që trajton raporte të barabarta.

    “Në këtë moment kemi nevojë mos me pa shumë ndarje mes burrave dhe grave por me pa veç të drejtat e njeriut, të drejtat e barabarta që askush nuk guxon me të privu nga jeta. Sepse ne i kemi dy ligje, është Ligji i shtetit dhe Ligji i popullatës që nuk të falë kurrë. Ne i kemi pasë edhe me rregulla që njeri që ka qu dorë mbi gra dhe ka vrarë gruan , populli nuk ta falë kurrë. Por ka edhe të tillë që e kanë bërë këtë gjest dhe duhet dënuar  edhe Ligji edhe shoqnia. Pra me dy dënime sepse nuk është e drejtë e askujt me ja marr jetën dikujt veç pse ka mundësi”, tha ai për Front Online.

    Alarmante/ Në katër vjetët e fundit, 20 gra të vrara në Kosovë

    Blini derivate me çmim të lirë dhe hyni në garë për të fituar banesë, iphone 13 e 19 shpërblime tjera
    Nga Rubrika
    Lajme21 Maj 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, pas mbledhjes së Qeverisë në një konferencë për media ka thënë se Kosova ka...
    Lajme21 Maj 2024
    Vetëm gjatë 10 viteve të fundit Kosova nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) importoi produkte ushqimore dhe jo ushqimore në vlerë...
    Lajme21 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe BE-së, projektligj ky...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është hapur rruga që lidh Kosovën me Shqipërinë, në rajonin e Hasit. Rama ka...
    Lajme21 Maj 2024
    Nëse Kosova nuk bën hapa të menjëhershëm drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pritja e saj për anëtarësim në...
    Lajme21 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti e ka nisur mbledhjen e sotme të Qeverisë, duke folur lidhur me arratisjen e Enver Sekiraqës, i cili javën...
    Lajme21 Maj 2024
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.G, i cili dyshohet se është përfshirë në...
    Kronika21 Maj 2024
    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Stanoc të komunës së Vushtrrisë. Sipas raportimeve, një veturë është rrokullisur, ndërkaq...
    Vip21 Maj 2024
    Argjira Spanca së fundmi I ka dhënë fund spekulimeve që është ndarë me Gracianon. Ajo tha se së bashku janë në Gjirin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.