×
  • Vip
  • Vip

    Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri

    FrontOnline
    18 Prill 2024

    Juliana Nura, një ndër bukuroshet që mori pjesë në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 1”, ka thumbuar aktorin Vedat Bajrami, me të cilin pati një konflikt të hapur gjatë qëndrimit të tyre të përbashkët në shtëpi – kur ai në mënyrë ironike e kishte quajtur “komandante e Dubait” dhe nuk i kishte kërkuar falje.

    Këtë thumbim, Nura e bëri gjatë një pyetjeje nga moderatori Fis Juniku në “Shok Podcast” në lidhje me mundësinë e rikthimit të luftës në Kosovë.

    Në një reagim ‘hakmarrës’, bukuroshja drenicase e lidhi përgjigjen e saj me rrëfimin e njohur të Vedatit rreth përvojës së tij në Bllacë gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku Vedati pati treguar në BBVK 1 me shumë ndjenja se si ishte përfshirë si refugjat.

    “Nuk mendoj që do të krisë më lufta. Vedati do të ikë përsëri, ai është Komandant Bllaca, e ka thënë vet”, tha Xhuli.

    Në vazhdim të përgjigjes së saj, Juliana përshëndeti të gjithë ata që kontribuan në luftën për liri, duke u shprehur me respekt dhe mirënjohje: “Faleminderit për krejt ata që i kanë kapur pushkët edhe janë bërë burra, kanë luftuar për këtë vend, dhe sot ne flasim shqip, lirshëm dhe jemi të lirshëm të bëjmë atë që duan. Kështu që faleminderit atyre meshkujve dhe grave që kanë luftuar dhe nuk i kanë lënë serbët të na pushtojnë”.

    Bukuroshja me origjinë nga Skenderaj i bëri thirrje të tashmes dhe të ardhmes duke theksuar kohën e diturisë si epokën e re për Kosovën. “Unë mendoj se koha e luftës ka përfunduar, tash është koha e diturisë”, përfundoi ajo.

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Vip21 Maj 2024
    Fjolla Morina ka qenë së fundmi në një lidhje direkte në “Zona Zero” në Top Channel, ku ka folur për gjithë ngjarjet...
    Vip21 Maj 2024
    Në një rrëfim mes emocionesh, Kledi Hysa, ka rrëfyer në “Ftesë në 5” gjithë përjetimet e momentit më të bukur në jetë,...
    Vip21 Maj 2024
    Argjira Spanca së fundmi I ka dhënë fund spekulimeve që është ndarë me Gracianon. Ajo tha se së bashku janë në Gjirin...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    Banka Postare Kursimore në Serbi ka bërë të ditur se të gjitha paratë e personave fizik dhe juridik që janë në llogaritë...
    Lajme21 Maj 2024
    Por, në anën tjetër rënien e importit nga Amerika për në Kosovë njohësit e çështjeve ekonomike e kanë vlerësuar si shqetësim për...
    Lajme21 Maj 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, është pyetur për mbylljen nga policia e Kosovës të gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë...
    Lajme21 Maj 2024
    Historiani dhe eksperti për Ballkanin Konrad Clewing ka folur rreth çështjes së mosëanëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ai në një...
    Lajme21 Maj 2024
    Oficeri i ushtrisë Federale të Gjermanisë, Dietrich Klaus Jensch tha se gjatë kohës që ishte me mision në kuadër të KFOR-it në...
    Lajme21 Maj 2024
    Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar rreth 4 mijë copë të mallit të falsifikuar, preparate për larje dhe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.