×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Miratohet hapja e ambasadave shqiptare në Kenia, Indi e Indonezi

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, ka miratuar sot (17 prill) hapjen e 3 ambasadave të reja, në Kenia, Indi dhe Indonezi.

    Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Jashtëm, Igli Hasani përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se ky vendim forcon edhe pasaportën shqiptare në botë.

    Hasani shkruan se nisma për hapjen e 3 ambasadave të reja  u mor edhe për të qenë më efektivë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

    Pas vendimit të sotëm, numri i përfaqësive shqiptare në botë shkon në 60, ndër të cilat 44 ambasada, 9 konsullata të përgjithshme dhe 9 misione të përhershme.

    “Shqipëria do të ketë së afërmi përfaqësitë e saj diplomatike edhe në Kenia, Indi e Indonezi, duke forcuar kështu pasaportën shqiptare në botë. Në Këshillin e Ministrave, sot miratuam hapjen e ambasadave në këto 3 shtete, nisur nga objektivat strategjike afatmesme dhe afatgjata, të nxitur nga kërkesa e vazhdueshme, për të qenë edhe më efektivë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

    Kjo nismë u mor nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke vlerësuar kontributin dhe peshën specifike që çdo vend projekton në arenën ndërkombëtare dhe rolin gjithnjë e më të madh të Shqipërisë në organizmat ndërkombëtarë. Turizmi dhe zgjerimi i hartës së lëvizjeve të shtetasve shqiptarë për qëllime turistike, është një tjetër argument, mbi të cilin MEPJ u mbështet për propozimin e hapjes së 3 përfaqësive të reja”, shkruan Hasani.

    One Stop Shop i Petrol Company, një market ndryshe në Kosovë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Një grua e cila dyshohet se është shqiptare, është therur me thikë, jashtë një shkolle fillore në Angli. Viktima u ther menjëherë...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Holanda nuk do t’i lejojë më qytetarët e saj të birësojnë fëmijë nga vendet e huaja, tha të martën një ministër i...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    David Cameron i cili dikur ishte kryeministër i Britanisë së Madhe, e tashmë është ministër i Jashtëm i saj, pritet të vizitojë...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    Daut Haradinaj deklaroi se sipas bindjes së tij (jo në emër të AAK-së), do t’i bashkohej nismës për shpërndarje të Kuvendit nëse...
    Lajme21 Maj 2024
    Një person u arrestua në Prishtinë. Ai dyshohet për veprat penale “Kanosje”, “posedim i narkotikëve” dhe “armëmbajtje pa leje”. 43-vjeçarit, P.M, iu...
    Lajme21 Maj 2024
    “Statusi i të gjitha strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia është paraparë të zgjidhet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, në...
    Lajme21 Maj 2024
    Eksperti i Ballkanit në Institutin Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg, Konrad Clewing, ka treguar për gabimet që...
    Lajme21 Maj 2024
    Gazmend Syla nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deklaron se kjo parti nuk është pro shpërbërjes së Kuvendit. Ai thotë se nëse...
    Lajme21 Maj 2024
    Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për mundësinë për të shkuar në zgjedhje. Ai vlerëson se Kurti duhet t’ia kthejë mandatin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.