×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kryeinspektori i AKI-së pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit: Moment i rrezikshëm për sigurinë globale

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Irani të shtunën ka sulmuar Izraelin me një valë dronësh dhe raketash.

    Ky konflikt është kritikuar ashpër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Kritikat nuk kanë munguar as nga krerët shtetërorë të Kosovës, duke e cilësuar si rrezik të madh për destabilizim të rajonit.

    Për sigurinë globale moment i rrezikshëm është sulmi i Iranit drejt Izraelit.

    Kështu e ka vlerësuar për Front Online konfliktin e dy shteteve ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani.

     “Ky është një moment i rrezikshëm për sigurinë globale, duke pasur parasysh synimet e Boshtit të së Keqes për të ndryshuar sferat e interesit në mënyrë të dhunshme”, vlerëson Ramadani.

    Konfliktet e fundit në disa vende, tregojnë për plane të dhunshme nga diktatorët, thotë Ramadani.

    “Lufta në Ukrainë, në Lindje të Mesme, grusht-shtetet në shumë vende në Afrikë, jostabiliteti në Amerikën Latine dhe kërcënimet luftuese në Paqësorin juglindor tregojnë për plane të dhunshme nga diktatorët dhe autokratët”, u shpreh ai.

    Ish-kryeinspektori i AKI-së ka përmendur disa shtete të cilat sipas tij, janë boshti i së keqes që është i rrezikuar Ballkani Perëndimor.

    “Dështimi i Iranit bashkë me boshtin e së keqes (Iran + Rusi + Kinë + Koreja e Veriut + Serbi + Venezuelë) është domosdoshmëria e botës moderne. Nga ky Bosht është i rrezikuar edhe Ballkani Perëndimor”, thotë Ramadani.

    Ramadani: Sulmi i Iranit ndaj Izraelit  duhet të rris pjekurinë e lidershipit kosovar për forcimin e jo dëmtimin e raporteve me aleatët

    Sulmi i Iranit ndaj Izraelit duhet të merret si mësim për lidershipin kosovar për t’i forcuar marrëdhëniet me aleatët sipas ish-kryeinspektorit të AKI-së, Burim Ramadani.

    Ai thotë për Front Online se dëmtimi i raporteve me ndërkombëtarët rrezikon sigurinë e vendit.

    “Është krejtësisht e qartë se ky moment duhet të rris përgjegjësinë dhe pjekurinë e lidershipit të Kosovës për domosdoshmërinë e forcimit dhe jo dëmtimit të raporteve me aleatët.
    Forcimi i raporteve me aleatët është interes i sigurisë kombëtare. Kushdo që për çfarëdo motivi dëmton raportet me aleatët është duke rrezikuar sigurinë kombëtare të Kosovës”, ka deklaruar Ramadani.


    Ramadani ka përmendur dy aspekte ku sipas tij, Ballkani Perëndimor në aspektin e sigurisë nuk është përmbyllur ende.

    “Ballkani Perëndimor nuk është përmbyllur edhe më tutje në kuptim të sigurisë, duke u bazuar në dy aspekte: Së pari, shtrirja e NATO-s në komplet Ballkanin Perëndimor duhet të përfundojë me anëtarësimin e Kosovës, së dyti, proxy i Rusisë – Serbia – vazhdon të kërcënojë sigurinë dhe stabilitetin ballkanik”, vlerëson Ramadani për Front Online.

    Të dielën, me ftesë të kryeministrit Albin Kurti u mblodh Këshilli i Sigurisë së Kosovës.

    Temë qendrore ishte sulmi i Iranit ndaj shtetit të Izraelit dhe implikimet e mundshme për paqen dhe sigurinë globale dhe rajonale.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës e kishte dënuar menjëherë sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke e cilësuar atë si akt të paprecedent që paraqet rrezik për destabilizimin e Lindjes së Mesme dhe të eskalimit të mëtutjeshëm të situatës së sigurisë”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit./FrontOnline/

     

     

     

    Nga 10 janari fillojnë reduktimet, këto vende do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Këshilli i Ministrave i Këshillit të Evropës nuk e kanë futur në...
    Lajme17 Maj 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati ka hedhur dyshime se ka pasur keqpërdorime të buxhetit nga Ministria e Arsimit...
    Lajme17 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi sot në Komitetin e Ministrave nuk është futur në rend dite çështja e anëtarësimit...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu – Shoshi, ka thënë se ka krisje të raporteve në mes të Qeverisë...
    Lajme17 Maj 2024
    Gjykata e Apelit ka marrë vendim me të cilin Enver Sekiraqën e ka kthyer nën masën e paraburgimit lidhur me rastin e...
    Lajme17 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto, ka thënë se shteti i tij nuk e voton anëtarësimin e Kosovës në...
    Lajme17 Maj 2024
    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, u ka bërë thirrje kryetarëve nga të gjitha komunat e Kosovës t’i përgjigjen...
    Lajme17 Maj 2024
    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të E-Komuna e cila është pjesë e...
    Lajme17 Maj 2024
    Deputetja e partisë “GUXO”, Jeta Statovci ka pasur fjalë të mëdha për presidenten Osmani në ditëlindjen e kësaj të fundit. Në urimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.