×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ish-polici shqiptar kapet duke kultivuar bimë kanabisi në Skoci: Më detyroi gangsteri që e arrestova

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Dy vite pas hekurave do të duhet të qëndrojë një ish-efektiv policie nga Shqipëria, pasi u arrestua nga policia britanike në Livingston të Skocisë gjatë një operacioni kundër fermave të kanabisit.

    Ish-polici Igli Duka u burgos pasi policia gjeti qindra bimë kanabisi të kultivuara në një njësi industriale në West Lothian, në shtator të vitit të kaluar.

    24-vjeçari në sallën e gjyqit pretendoi se një gangster famëkeq, të cilin ai e kishte arrestuar kur ushtronte detyrën në Shqipëri, e kishte shantazhuar dhe detyruar atë që të bëhej “kopshtar” në shtëpinë e barit.

    Duka tha se gangsteri kishte kërcënuar familjen e tij pasi kishte dalë nga burgu. Avokati i Dukës, Andy Aitken, pretendoi se krimineli që 24-vjeçari arrestoi kishte fituar lirinë në Shqipëri pasi një anëtar i rangut të lartë të bandës kishte paguar ryshfet për të.

    Avokati pretendoi më tej se anëtari i bandës më pas i tha Dukës dhe familjes së tij se ishin ata përgjegjës për 50,000 £ që kishte paguar për të fituar lirinë.

    Aitken gjatë mbrojtjes tha se Duka ishte arratisur në Britani të Madhe nga frika për sigurinë e tij dhe kishte gjetur punë në një kantier ndërtimi në Birmingham.

    “Familja e tij iku në Greqi, por babai i tij u detyrua të kthehej në Shqipëri për shkak të problemeve shëndetësore”, tha avokati duke pretenduar se banda u kap me të atin e ish-policit dhe e detyruan të tregonte vendndodhjen e Dukës.

    “Dukës më pas iu desh që të zgjidhte, nëse do të kujdesej për fermën e kanabisit për të shlyer detyrimet ose të përballej me pasoja të rënda për familjen e tij në Shqipëri”, tha avokati i 24-vjeçarit.

    Më tej në seanca, ish-efektivi u vendos përballë faktit se ai ka pasur mundësi në shumë raste të shkojë në polici për të denoncuar shantazhuesin por nuk e ka bërë.

    “Pikëpamja e tij ishte se policia në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të ishte në gjendje të ndihmonte për sigurinë e familjes së tij në Shqipëri. Ai nuk ishte i përfshirë në organizimin e këtij operacioni dhe më e rëndësishmja ai nuk fitoi para dhe nuk pati asnjë përfitim pasi u përfshi në këtë aktivitet kriminal”, u mbrojt më pas avokati.

    Në fund të seancës pretendimet e Dukës dhe avokatit të tij u hodhën poshtë nga gjykatësi, i cili tha: “Kjo është vepër e rëndë e prodhimit të një droge të kontrolluar, në këtë rast kanabis. Është shumë e qartë se ky ishte një operacion i madh, i organizuar, komercial dhe se ju ishit një ingranazh i vogël. Megjithatë, ata që janë përgjegjës për prodhimin e drogave ilegale mbështeten te njerëz si ju për të rritur të korrat e tyre”./A2CNN/

    Nesër këto zona do të mbesin pa rrymë deri në 7 orë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Një grua e cila dyshohet se është shqiptare, është therur me thikë, jashtë një shkolle fillore në Angli. Viktima u ther menjëherë...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Holanda nuk do t’i lejojë më qytetarët e saj të birësojnë fëmijë nga vendet e huaja, tha të martën një ministër i...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    David Cameron i cili dikur ishte kryeministër i Britanisë së Madhe, e tashmë është ministër i Jashtëm i saj, pritet të vizitojë...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    Daut Haradinaj deklaroi se sipas bindjes së tij (jo në emër të AAK-së), do t’i bashkohej nismës për shpërndarje të Kuvendit nëse...
    Lajme21 Maj 2024
    Një person u arrestua në Prishtinë. Ai dyshohet për veprat penale “Kanosje”, “posedim i narkotikëve” dhe “armëmbajtje pa leje”. 43-vjeçarit, P.M, iu...
    Lajme21 Maj 2024
    “Statusi i të gjitha strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia është paraparë të zgjidhet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, në...
    Lajme21 Maj 2024
    Eksperti i Ballkanit në Institutin Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg, Konrad Clewing, ka treguar për gabimet që...
    Lajme21 Maj 2024
    Gazmend Syla nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deklaron se kjo parti nuk është pro shpërbërjes së Kuvendit. Ai thotë se nëse...
    Lajme21 Maj 2024
    Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për mundësinë për të shkuar në zgjedhje. Ai vlerëson se Kurti duhet t’ia kthejë mandatin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.