×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Begaj takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, anëtarë të Komitetit për Demokraci dhe Siguri.

    Parlamentarët vlerësuan rolin që Shqipëria luan në NATO, si edhe kontributin e saj në mbrojtje të parimeve dhe vlerave të Aleancës.

    Kreu i Shtetit shqiptar rikonfirmoi qëndrimin se Shqipëria është tërësisht e përkushtuar për të vijuar me angazhimet e saj në NATO dhe për të forcuar mbrojtjen kolektive.

    Takimi u zhvillua më pas në formën e një bashkëbisedimi, gjatë të cilit Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shprehu qëndrimin e Shqipërisë në lidhje me situatën në rajon, mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme, si edhe nevojën e gjetjes së zgjidhjeve nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit konstruktiv.

    “Shqipëria do të vijojë të luajë rolin e saj si faktor paqeje, stabiliteti dhe eksportuese e sigurisë”, garantoi Begaj, raporton tvklan.

     

    Një delegacion i Prince Coffee viziton plantacionet e kafesë në Indi
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Vdekja e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, në një aksident ajror shkaktoi tronditje në mbarë Republikën Islamike dhe rajonin më gjerë. Megjithatë,...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) së shpejti mund të lëshojë urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu,...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Më shumë se 900 mijë njerëz, afërsisht 40% e popullsisë së Gazës, janë zhvendosur në dy javët e fundit ndërsa bombardimet izraelite...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti po pretendon se brenda periudhës 4-vjeçare, gjatë qeverisjes së tij, në Kosovë janë hapur hiç më pak se 87...
    Lajme21 Maj 2024
    Autoritetet në Kosovë gjatë ditës së djeshjme kanë kryer një operacion policor ndaj institucioneve financiare serbe në veri të Kosovës, që rezultoi...
    Lajme21 Maj 2024
    Sot pritet të mblidhet kabineti qeveritar në mbledhjen e radhës. Sipas njoftimit të Qeverisë, ekzekutivi do të takohet në orën 10:00, mirëpo...
    Lajme21 Maj 2024
    Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe jo vetëm, sipas parashikimeve të fundit, të martën pasdite...
    Lajme21 Maj 2024
    Ngjarjet e datës 21 maj 2024: Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve (Ora 09:00 – 16:30) Mbahet mbledhja e komisioni...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Vdekja e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, në një aksident ajror shkaktoi tronditje në mbarë Republikën Islamike dhe rajonin më gjerë. Megjithatë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.