×
  • Lajme
  • Lajme

    Bislimi njofton Lajçakun për bllokimin e kosovarëve në kufi

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka njoftuar emisarin special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, lidhur me bllokimin e qindra kosovarëve në kufirin Kroaci-Serbi.

    Përmes disa postimeve në platformën “X”, Bislimi thotë se kjo është përgjigja dhe hipokrizia e Serbisë ndaj respektimit të të drejtave të njeriut që vjen nga një vend që aktualisht është anëtar i KiE-së.

    Bislimi poashtu thotë se një akt i tillë dëshmon edhe një herë rënien demokratike dhe politikën e vazhdueshme serbe të agresionit.

    “Progresi i Kosovës, zhvillimi ekonomik dhe demokracia e pastër, kulmuan me avancimin e djeshëm drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Ky lajm i mrekullueshëm, fatkeqësisht ndezi gjuhën e urrejtjes nga politikanët serbë, por edhe veprime të drejtpërdrejta kundër qytetarëve tanë. Qindra prej tyre, gra e fëmijë, tashmë prej më shumë se 13 orësh, mbahen peng nga pala serbe, në kufirin me Kroacinë. Qytetarët tanë po merren në pyetje, u janë konfiskuar dokumentet personale dhe kanë mbetur pa ushqime dhe pa ilaçe”, shkruan Bislimi.

    “Për situatën e kam njoftuar edhe z. Lajçak. Kjo është përgjigja dhe hipokrizia e Serbisë ndaj respektimit të të drejtave të njeriut që vjen nga një vend që aktualisht është anëtar i KiE. Një akt i tillë dëshmon edhe një herë rënien demokratike dhe politikën e vazhdueshme të tyre të agresionit. Ata flasin për të drejtat e njeriut, por po i pastrojnë etnikisht shqiptarët me mjete administrative në Luginën e Preshevës, i bllokojnë qytetarët në kufi për shkak të përkatësisë së tyre etnike dhe politikani opozitar Nikola Sanduloviq rrihet dhe ndiqet penalisht për shprehjen e pikëpamjeve të veta. Kosova është një vend i pavarur, sovran dhe demokratik. Ne nuk do të tërhiqemi kundër veprimeve ngacmuese nga Serbia, e cila po dëshmon edhe një herë se nuk është e përkushtuar ndaj marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe normalizimit. Siç tha Vulin: Serbia nuk bën pjesë në KiE as BE”, ka shkruar më tej Bislimi.

    Sponsori gjeneral i PRINCE CAFFE Superligës, shpërblen mbretërit e basketbollit për edicionin 2022/23
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2024
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, shfrytëzoi fjalën e tij në sesionin e sotëm të Komitetit të Ministrave të Këshillit të...
    Lajme17 Maj 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se Kosova ka gjetur më shumë mbështetje tek shtete si Britania e Madhe në...
    Lajme17 Maj 2024
    Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) Majlinda Bregu foli në Diskutimin e Takimeve të Liderëve të Konferencës së Sigurisë...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se mospërfshirja e Kosovës për votim në Këshillin e Ministrave i faturohet vetëm kryeministrit Albin...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Shefi i Komisariatit të Lezhës, Agim Hoxha është vënë nën hetim nga drejtësia. Sipas informacioneve paraprake, po hetohet për ngacmim seksual ndaj...
    Lajme17 Maj 2024
    Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka thënë se Evropa është duke u përballur me një reagim të ashpër pasi Kosova nuk hyri në...
    Lajme17 Maj 2024
    Të enjten rreth orës 13:30 policia e Shtimes kishte pranuar disa informata se disa persona në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime gjatë...
    Lajme17 Maj 2024
    Zëdhënsja e ASK-së, Hazbije Qeriqi, për FrontOnline, po ashtu ka treguar edhe për kohën kur do të bëhet pagesa për rreth tre...
    Sport17 Maj 2024
    Masimiliano Allegri nuk është më trajner i Juventusit. Shkarkimi i tij erdhi pasditen e sotme, pas një mledhje urgjente që e patën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.