×
  • Lajme
  • Lajme

    Oda Amerikane pas bllokimit të kosovarëve: Serbia po e shkel Marrëveshjen për Normalizim

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka reaguar pas bllokimit të qindra qytetarëve nga Kosova nga autoritetet serbe.

    Në reagim, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka thënë se kjo bllokadë në vendkalimet kufitare ndërmjet Serbisë e Kroacisë dhe Serbisë e Hungarisë, paraqet shkelje të qartë të dispozitave të marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.

    “Marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, synojnë promovimin e stabilitetit ndërmjet dy shteteve dhe gjithë rajonit. Në qendër të këtyre marrëveshjeve është parimi i lehtësimit të lëvizjes së lirë të njerëzve, i cili përbën një vlerë thelbësore në procesin e integrimit evropian. Duke penguar lëvizjen e qytetarëve të Kosovës në destinacionet e tyre të dëshiruara në Evropën Perëndimore, autoritetet serbe jo vetëm që po i minojnë këto marrëveshje por edhe po pengojnë përparimin drejt stabilitetit rajonal dhe integrimit evropian”.

    “Oda Amerikane beson fuqishëm se lëvizja e lirë e njerëzve është thelbësore për nxitjen e rritjes ekonomike, promovimin e shkëmbimit kulturor dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet shteteve, prandaj kufizimet e tilla jo vetëm që pengojnë jetën e individëve, por kanë edhe ndikim negativ në tregtinë, investime dhe aktivitete të biznesit në rajon”, thuhet në reagim.

    Tutje, Oda Amerikane i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të kërkojë fuqishëm nga autoritetet serbe heqjen e menjëhershme të bllokadës dhe lejimin e qytetarëve të Kosovës, duke ua mundësuar lëvizjen e tyre për në destinacionet e dëshiruara.

    “Gjithashtu, ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Serbisë që të përmbahen nga veprimet e ngjashme në të ardhmen duke respektuar angazhimet e tyre ndaj marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve”.

    “Si përfundim, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë mbetet e përkushtuar që të avokojë për parimet e lëvizjes së lirë, bashkëpunimit rajonal dhe prosperitetit ekonomik në Kosovë dhe në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ne jemi të gatshëm të punojmë me të gjitha palët e interesuara për të adresuar çdo sfidë dhe pengesë për arritjen e këtyre qëllimeve”, thuhet në reagim.

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Profesori dhe analisti amerikan, Edward Joseph tha se Kosova ka humbur një mundësi historike për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai tha...
    Lajme20 Maj 2024
    Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja e nxënësve nëpër...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore të diskutimit...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Deputetja Duda Balje në një prononcim për “Debat Plus” ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votojë. Ajo gjithashtu...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se është shumë e rëndësishme arsyeja pse vendi shkon në zgjedhje. I pari...
    Lajme20 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit...
    Lajme20 Maj 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tregoi arsyet e refuzimit të ftesës për takim me kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se ftesa e...
    Lajme20 Maj 2024
    Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe jo vetëm, sipas parashikimeve të fundit, të martën pasdite...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Për herë të parë në Shqipëri kurorëzojnë dashurinë në martesë një çift i komunitetit LGBT. Ndonëse nuk konsiderohet e ligjshme dy vajzat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.