×
  • Lajme
  • Lajme

    Arriti 9 pikë negative, qytetarit në Ferizaj i ndalohet vozitja për një vit

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka njoftuar se ka gjobitur dy shoferë për kundërvajtje në komunikacion, gjersa njërit prej tyre i është ndaluar vozitja për 1 vit pasi ka arritur 9 pikë negative.

    Në njoftim bëhet e ditur se sot rreth orës 12:35 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik ka ndaluar shoferin I.TH, (M/K) i moshës 41 vjeçar,  i cili me veturë ka bërë tejkalimin në vijë të plotë.

    Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 euro, 2 pikë negative dhe për 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit.

    Ndërsa, rreth orës 13:00 ndaj shoferit S.R (M/K) i moshës 27 vjeçar, Policia e Komunikacionit Rrugor i vazhdoi masën mbrojtëse ndalimi i drejtimit të automjetit për 12 muaj, sepse shoferi për tri kundërvajtje të shkaktuara në komunikacion i ka arritur 9 pikë negative.

    Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192,0290/326-250 & 0290/322-406.

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme21 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti priti në takim pastorin e Kishës Protestante Ungjillore “Bashkësia e Popullit të Zotit”, Artur Krasniqi, me të cilin diskutuan...
    Lajme21 Maj 2024
    Misioni i OSBE-së në Kosovë kanë thënë se kanë vëzhguar me shqetësim në rritje veprimet që janë ndërmarrë nga Policia e Kosovës...
    Lajme21 Maj 2024
    Zëvendësndihmësja e sekretarit amerikan të Shtetit në Byronë për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick, tha se është e...
    Të tjera
    Sport21 Maj 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Portugalisë, Roberto Martinez, të martën ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për EURO 2024. Në listën e...
    Lajme21 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar e nderuar dëshmorët e martirët e rënë me 21 maj...
    Lajme21 Maj 2024
    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme me dyer të mbyllura, në të cilën ka vendosur për...
    Lajme21 Maj 2024
    Kryetari i Lëvizjes Qytetare në Serbi, “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, ka nisur një fushatë për krimet e kryera të Serbisë ndaj popullsisë civile...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar, i cili është në ditët e fundit të tij në këtë pozitë deri në...
    Lajme21 Maj 2024
    Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka takuar ambasadorin e Spanjës në Serbi, Juan Jose Sans Aparicio. Petkoviq e njoftoi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.