×
  • Lajme
  • Lajme

    UP-ja del me komunikatë pas reagimeve lidhur me rastin e denoncimit për ngacmim seksual të profesorit ngacmues Xhevat Krasniqi

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Menaxhmenti i UP-së, me vëmendje të posaçme, po i përcjell edhe sot reagimet për rastin e denoncimit në Këshillin e Etikës të shkeljes së pretenduar për ngacmim seksual dhe mosvlerësim nga prof. Xh. K.

    Pretendimet e paraqitura përbëjnë një shqetësim të vazhdueshëm për menaxhmentin e UP-së dhe në këtë rast, menaxhmenti po e ndjek nga afër dhe me kujdes të shtuar rastin, si dhe insiston në adresimin sa më të shpejtë, të drejtë dhe meritor të të gjitha rasteve të kësaj natyre, me qëllim përfundimtar ndriçimin e së vërtetës dhe marrjen e vendimit dhe shqiptimin e masës së merituar.

    Për hir të korrektësisë, UP-ja bën me dije se sot, në takimin e radhës të mbajtur nga Këshilli i Etikës, për herë të parë në seancë dëgjimore janë lejuar mediat dhe të gjitha palët e interesuara për të përcjellë nga afër takimin e Këshillit të Etikës për rastin në fjalë dhe kësisoj për të dëgjuar deklarimet dhe dëshmitë e të gjitha palëve.

    Si për çdo rast, edhe në rastin në fjalë, Këshilli i Etikës, si organ i pavarur i UP-së, i emëruar nga senati, zhvillon procedurat e përcaktuara dhe të zbatueshme ligjore, përfshirë në mënyrë të posaçme procesin e përcaktuar në rregulloren përkatëse të UP-së për procedurat dhe masat disiplinore.

    Për më tepër, duke pasur parasysh natyrën e pretendimit, Këshilli i Etikës megjithatë ka pranuar ta trajtojë këtë rast me urgjencë, gjë që është duke e bërë. Mbi këtë bazë, Këshilli deri më tani ka mbajtur katër seanca dëgjimore.

    Menaxhmenti i UP-së siguron dhe garanton tërë opinionin publik, palët në proces, studentët dhe pjesëtarët e stafit akademik dhe jo vetëm, se adresimi i çdo pretendimi për sjellje që bien ndesh me normat e kodit etik dhe kuadrin normativ, të kujtdo qoftë, do të përcillet me vëmendje të shtuar derisa të marrë epilog meritor në përputhje të plotë me procedurat dhe rregullat në fuqi, bazuar në faktet dhe provat për secilin rast./eo

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Profesori dhe analisti amerikan, Edward Joseph tha se Kosova ka humbur një mundësi historike për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai tha...
    Lajme20 Maj 2024
    Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja e nxënësve nëpër...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kryeministri Kurti e ka sjellë Serbinë si temë kryesore të diskutimit...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Deputetja Duda Balje në një prononcim për “Debat Plus” ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votojë. Ajo gjithashtu...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se është shumë e rëndësishme arsyeja pse vendi shkon në zgjedhje. I pari...
    Lajme20 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit...
    Lajme20 Maj 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tregoi arsyet e refuzimit të ftesës për takim me kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se ftesa e...
    Lajme20 Maj 2024
    Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe jo vetëm, sipas parashikimeve të fundit, të martën pasdite...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Për herë të parë në Shqipëri kurorëzojnë dashurinë në martesë një çift i komunitetit LGBT. Ndonëse nuk konsiderohet e ligjshme dy vajzat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.