×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndalohen katër raste të kontrabandimit të mallrave nga Serbia

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Njësitet Antikontrabandë të Doganës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, njoftojnë se kanë arritur të ndalojnë katër raste të kontrabandimit të mallrave nga Serbia në Kosovë duke shfrytëzuar rrugët dytësore.

    Dogana e Kosovës njofton se në këto raste të suksesshme të parandalimit të kontrabandës, janë sekuestruar mallrat në vijim:

    Rasti 1: Mallra ushqimore në peshë 220 Kg me vlerë prej 1,400.00 Euro.
    Rasti 2: Mallra ushqimore dhe pije të ndryshme në sasi prej 1,530.7 Kg me vlerë prej 2,400.00 Euro.
    Rasti 3: Çokollata në peshë 266 Kg me vlerë prej 1,700.00 Euro.
    Rasti 4: Pije alkoolike dhe cigare (60 litra dhe 7640 cope cigare) me vlerë prej 1,300.00 Euro.

    “Keto operacione të suksesshëm janë rezultat i angazhimit dhe tregon përkushtimin e autoriteteve për luftën ndaj kontrabandës. Njësitet Doganës dhe Policisë së Kosovës vazhdojnë të punojnë në mënyrë të palodhshme për të mbrojtur interesat e shtetit dhe të qytetarëve nga veprimtaria e paligjshme dhe të dëmshme për shoqërinë”, thuhet në njoftim.

    Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.



    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme21 Maj 2024
    Gazmend Syla nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deklaron se kjo parti nuk është pro shpërbërjes së Kuvendit. Ai thotë se nëse...
    Lajme21 Maj 2024
    Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për mundësinë për të shkuar në zgjedhje. Ai vlerëson se Kurti duhet t’ia kthejë mandatin...
    Lajme21 Maj 2024
    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, në një intervistë, ka paralajmëruar se është duke punuar për formimin e një subjekti politik....
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka takuar senatorin demokrat Gary Peters, ku në fokus të takimit ishin çështjet e sigurisë....
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    David Cameron i cili dikur ishte kryeministër i Britanisë së Madhe, e tashmë është ministër i Jashtëm i saj, pritet të vizitojë...
    Lajme21 Maj 2024
    Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Transatlantik të Evropës Juglindore që u zhvilluar në...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i bëri thirrje të martën Izraelit që të heqë kufizimet për ndihmat në Gaza, duke ndërprerë...
    Lajme21 Maj 2024
    Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës nuk ka ende vendim gjykate për të administruar me miliona eurot...
    Lajme21 Maj 2024
    Avni Islami, njohës i çështjeve të sigurisë, thotë për “Front Online” se asksioni që ndërmori Policia  për mbylljen e gjashtë njësive të “Bankës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.