×
  • Lajme
  • Lajme

    Hasani i Shqipërisë viziton Thaçin në Hagë: Mbresëlënëse qetësia e tij – mbështetja jonë s’do të mungojë

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, e ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, në Dhomat e Specializuara në Hagë.

    Hasani tha se Thaçin e gjeti në gjendje të mirë shpirtërore, optimist dhe me besim të palëkundur se e drejta do të triumfojë.

    “Ishte mbresëlënëse kurajo e tij, ekuilibri, qetësia dhe vizioni që ka për të ardhmen. I vetëdijshëm se proceset gjyqësore janë një maratonë me përpjeta e tatëpjeta, garën e fiton ai që është i përgatitur psikologjikisht”.

    “I përcolla Thaçit urimet më të mira nga drejtuesit më të lartë të qeverisë dhe shtetit, kryeministrit Edi Rama dhe kolegëve të tjerë si dhe sigurinë që ashtu si më parë, mbështetja jonë s’do t’i mungojë në asnjë rast dhe për asgjë”, tha Hasani, njofton Klankosova.tv.

    Më tej, Hasani tha se Thaçin e ka informuar edhe për zhvillimet e fundit në vend por edhe në rajon si dhe për përpjekjet për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin.

    “Diplomacia shqiptare ashtu si edhe më parë do të ngul këmbë në zbatimin e standardeve për një proces të hapur dhe transparent në respektim të plotë të të drejtave të njeriut bazuar në konventat ndërkombëtare”, tha ai.

    Formula 1 vjen në Artmotion më "i çmendur" se kurrë
    Nga Rubrika
    Lajme21 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka kujtuar 25-vjetorin e masakrës mbi civilët në Stagovë të Kaçanikut. Kurti tha se më 21...
    Lajme21 Maj 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku lokalisht pritet të ketë rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh....
    Lajme21 Maj 2024
    Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Taulant Hodaj, ka folur për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Hodaj tha se...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    Daut Haradinaj deklaroi se sipas bindjes së tij (jo në emër të AAK-së), do t’i bashkohej nismës për shpërndarje të Kuvendit nëse...
    Lajme21 Maj 2024
    Një person u arrestua në Prishtinë. Ai dyshohet për veprat penale “Kanosje”, “posedim i narkotikëve” dhe “armëmbajtje pa leje”. 43-vjeçarit, P.M, iu...
    Lajme21 Maj 2024
    “Statusi i të gjitha strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia është paraparë të zgjidhet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, në...
    Lajme21 Maj 2024
    Eksperti i Ballkanit në Institutin Leibniz për Studimet e Evropës Lindore dhe Juglindore në Regensburg, Konrad Clewing, ka treguar për gabimet që...
    Lajme21 Maj 2024
    Gazmend Syla nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës deklaron se kjo parti nuk është pro shpërbërjes së Kuvendit. Ai thotë se nëse...
    Lajme21 Maj 2024
    Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për mundësinë për të shkuar në zgjedhje. Ai vlerëson se Kurti duhet t’ia kthejë mandatin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.