×
  • Lajme
  • Lajme

    11 autobusë me rreth 600 udhëtarë janë të bllokuar–Kosovari tregon për situatën në kufirin Serbi-Kroaci

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Albert Fazliu, pronari i njërit prej autobusëve që është bllokuar në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë, ka treguar për Ekonomia Online për bllokadën e autobusëve në territorin e Serbisë.

    Ai tha se aktualisht të bllokuar janë 11 autobusë me rreth 600 udhëtarë. Sipas Fazliut, autoritetet serbe nuk po japin shpjegime për këtë bllokadë, teksa ka kërkuar reagim edhe ndaj institucioneve kosovare.

    Fazliu, i cili është pronar i kompanisë “Arditi Tours”, tha se autoritetet serbe i kanë bllokuar udhëtarët që nga orët e hershme të mëngjesit.

    “Bllokada ka ndodh prej ore 3 e mëngjesit në hyrje të Serbisë në Batrovci, dhe në dalje të Kosovës, te Dheu i Bardhë. Nuk na tregojnë as arsyen përçka po ndodh kjo bllokadë, veçse po mbesim çka po ndodh”, tha Fazliu.

    Ai tha se kanë kërkuar reagim edhe nga institucionet e Kosovës por që ende nuk kanë marrë përgjigje.

    “Përshëndetje, të ndërtuar siç jeni të njoftuar edhe përmes mediave, autobusët e linjave tona Kosovë-Zvicër janë të bllokuar nga ora 3 e  mëngjesit në hyrje të Serbisë në Batrovci dhe në dalje të Kosovës, te Dheu i Bardhë dhe nuk na lejohet hyrja në territorin e Serbisë. Arsye nuk japin dhe nuk dimë pse është kjo bllokadë totale e autobusëve”, thuhet në komunikatën e tij drejtuar autoriteteve kosovare.

    Për këtë ngjarje sot është deklaruar edhe sekretari i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, Fatmir Haxholli. Ai tha se nga mesnata Serbia po i mban të bllokuar mbi 300 qytetarë të Kosovës në kufirin e saj me Kroacinë.

    Haxholli tha se kjo po ndodh “në hakmarrje dhe nervozizëm absurd” nga votimi i mbrëmshëm në Asamblenë Parlamentare pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës.

    “Në hakmarrje dhe nervozizëm absurd ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarsimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, autoritetet kufitare të Serbisë, në pikëkalimin ‘Batrovci’, Serbi – Kroaci, nga mesnata po i mbajnë të bllokuar së paku katër autobus me targa dhe udhëtarë, qytetarë të Republikës së Kosovës”, shkroi ai në një postim në Facebook.

    Shpjegimi nga autoritetet serbe, siç thotë Haxholli, është se për këtë ka urdhëruar Beogradi.

    “Bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin ‘ky është një urdhër nga Beogradi’”, shkroi ai.

    Haxholli thotë se po planifikon të niset personalisht drejt pikëkalimit kufitar ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë ku po mbahen të bllokuar udhëtarët kosovarë.

    “Duke qenë që Zyra Ndërlidhëse serbe nuk po komunikon me Zyrën tonë, siç ndodhi edhe këtë mëngjes, kam kërkuar dhe jam në pritje të përcjelljës së afërt, që të udhëtoj drejt pikëkalimit Batrovci, për t’ju gjetur pranë bashkëqytetarëve tanë dhe në shenjë proteste ndaj këtij zhvillimi”, shkroi Haxholli.

    Ekonomia Online ka kërkuar sqarime edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, por që deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kanë kthyer përgjigje.

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Lajme21 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e 21 majit të vitit 1998. Haradinaj ka...
    Lajme21 Maj 2024
    Vonesat e deputetëve të pushtetit në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ishte shkak i përplasjes së deputetëve...
    Lajme21 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se është hapur rruga që lidh Kosovën me Shqipërinë, në rajonin e Hasit. Rama ka...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    Bullgaria do të nisë një kontingjent prej më shumë se 100 ushtarësh në Kosovë, në kuadër të Forcës së NATO-s (KFOR) për...
    Lajme21 Maj 2024
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, e ka quajtur Albin Kurti “kryeministër të dinarit”. Duke ia rikujtuar premtimin e tij për bashkim kombëtar,...
    Sport21 Maj 2024
    Edon Zhegrova njihet si një futbollist me aftësi të jashtëzakonshme teknike. Ylli kosovar madje konsiderohet si një “Messi i Kosovës”. Dhe, sulmuesi...
    Sport21 Maj 2024
    Granit Xhaka e bëri një rikthim sensacional në Bundesligë. Pasi kishte shkëlqyer me Borussia Monchengladbachun vite më parë, ylli kosovar e bëri...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka vendosur t’ia heqë imunitetin një gjykatësi të Gjykatës Supreme, i cili u arrestua të hënën...
    Kronika21 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje në Klinë. Rasti është duke u hetuar. “Klinë / 20.05.2024 – 10:00....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.