×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Raportohet për shpërthime në një bazë ushtarake në Krime

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Një seri shpërthimesh janë dëgjuar gjatë natës në zonën ku gjendet në bazë ajrore ushtarake në qytetin Zhankoj në veri të rajonit ukrainas të Krimesë.

    Kanali Astra në Telegram publikoi disa video të incizuara nga banorët lokalë përmes së cilave shfaqeshin flakë të mëdha dhe shtëllunga tymi në zonën ku raportohet se gjendet baza ajrore.

    Këto raportime nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

    Autoritetet ruse në Krime nuk kanë komentuar menjëherë për këto raportime.

    Në Zhankoj gjendet një bazë ajrore ushtarake ku janë të stacionuar regjimenti i helikopterëve i Forcave të Armatosura të Federatës Ruse dhe tri skuadra të aviacionit.

    Rusia ka aneksuar paligjshëm Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014.

    Raportimet për shpërthime në Krime vijnë në kohën kur në rajonet ukrainase të Kievit, Çernihivit, Sumit, Çerkasit dhe Potlavës u lëshuan sirena paralajmëruese për sulme ajrore më 17 prill.

    Pak kohë pas lëshimit të sirenave, forcat ajrore thanë se rrezik nga sulmet ajrore ka edhe në rajonet e Zhitomirit, Vinitsjas, Kirovoradit dhe Hersonit.

    Rusia në mënyrë drastike ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës, përderisa forcat ukrainase po përballen me mungesë të municioneve dhe sistemeve ajrore, teksa lufta e nisur nga Rusia tashmë ka hyrë në vitin e tretë./rel

    Për Stresin, Xhuli është spiune (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) së shpejti mund të lëshojë urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu,...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Më shumë se 900 mijë njerëz, afërsisht 40% e popullsisë së Gazës, janë zhvendosur në dy javët e fundit ndërsa bombardimet izraelite...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Për herë të parë në Shqipëri kurorëzojnë dashurinë në martesë një çift i komunitetit LGBT. Ndonëse nuk konsiderohet e ligjshme dy vajzat...
    Të tjera
    Lajme20 Maj 2024
    Deputetja Duda Balje në një prononcim për “Debat Plus” ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votojë. Ajo gjithashtu...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se është shumë e rëndësishme arsyeja pse vendi shkon në zgjedhje. I pari...
    Lajme20 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka jap detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit...
    Lajme20 Maj 2024
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tregoi arsyet e refuzimit të ftesës për takim me kryeministrin Albin Kurti. Ai tha se ftesa e...
    Lajme20 Maj 2024
    Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe jo vetëm, sipas parashikimeve të fundit, të martën pasdite...
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Për herë të parë në Shqipëri kurorëzojnë dashurinë në martesë një çift i komunitetit LGBT. Ndonëse nuk konsiderohet e ligjshme dy vajzat...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.