×
  • Sport
  • Sport

    Reuters raporton për rastin e Akil Gjakovës që po kërkohet nga Policia për dhunë familjare

    FrontOnline
    16 Prill 2024

    Gjiganti mediatik “Reuters” ka shkruar për rastin e xhudistit kosovar Akil Gjakova, i dyshuar për dhunë në familje.

    Policia e Kosovës të martën ka kërkuar nga qytetarët që të japin informacione rreth Gjakovës i cili ndodhet në arrati.

    Artikulli i Reuters:

    Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e publikut për gjetjen e sportistit të xhudos Akil Gjakova, i cili akuzohet për dhunë në familje, tha policia të martën.

    “Policia e Kosovës po kërkon nga të gjithë qytetarët që kanë informacion për vendndodhjen e të dyshuarit që ta lajmërojnë stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatën e policisë së bashku me fotografinë e Gjakovës, pa dhënë më shumë informacione për akuzat. Mediat lokale thanë më herët se gruaja e tij kishte bërë një kallëzim në polici.

    Gjakova, 28 vjeç, ka fituar 62 medalje në xhudo, duke përfshirë gjashtë të arta, që nga viti 2011 në gara të ndryshme ndërkombëtare dhe ishte caktuar të merrte pjesë në Lojërat Olimpike Paris 2024.

    Federata e Xhudos së Kosovës tha se kishte qenë në kontakt me Gjakovën dhe besonte në pafajësinë e tij, duke thënë se ai ishte jashtë vendit dhe do t’i dorëzohej autoriteteve kur të kthehej.

    Urdhër-arresti i Gjakovës vjen pasi vendi i vogël ballkanik u trondit kur një burrë vrau gruan e tij të martën, menjëherë pas një femicidi tjetër të premten e kaluar kur një bashkëshort vrau ish-gruan e tij.

    Presidentja e vendit Vjosa Osmani shpalli të mërkurën ditë zie.

     

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Sport21 Maj 2024
    “Do të qëndrosh? Do të flasim në fund të sezonit.” Këto janë fjalët e Joselu, hero i gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve...
    Sport21 Maj 2024
    Edon Zhegrova njihet si një futbollist me aftësi të jashtëzakonshme teknike. Ylli kosovar madje konsiderohet si një “Messi i Kosovës”. Dhe, sulmuesi...
    Sport21 Maj 2024
    Granit Xhaka e bëri një rikthim sensacional në Bundesligë. Pasi kishte shkëlqyer me Borussia Monchengladbachun vite më parë, ylli kosovar e bëri...
    Të tjera
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njofton se është hapur rruga Dobrunë-Blinisht, Has në kufirin Kosovë-Shqipëri. “Një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së...
    Vip21 Maj 2024
    Në një rrëfim mes emocionesh, Kledi Hysa, ka rrëfyer në “Ftesë në 5” gjithë përjetimet e momentit më të bukur në jetë,...
    Lajme21 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes Financiare për IPA 2016 ndërmjet Kosovës dhe BE-së, projektligj ky...
    Lajme21 Maj 2024
    Qeveria ka marrë vendim për shpërbërjen e Ndërmarrjes Publike Qendrore “Ndërmarrja e Re Energjetike e Kosovës” (NKEC). Kryeministri Albin Kurti tha në...
    Lajme21 Maj 2024
    Qeveria e ka miratuar një vendim për emërimin e një komisioni ‘ad hoc’ që do ta zgjedhë drejtorin ekzekutiv të Agjencisë për...
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Një 48-vjeçar në Kavajë është vënë në pranga pasi dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.