×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK për votimin në Asamble: Moment historik, mirëpresim aprovimin final

    FrontOnline
    16 Prill 2024

    Me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime, Asambleja Parlamentare e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë një seance plenare të martën në Strasburg.

    Për këtë ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), duke falënderuar në veçanti partitë popullore evropiane.

    “Lidhja Demokratike e Kosovës i gëzohet lajmit të votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e  Kosovës në Këshilin e Evropës. Ky është moment historik i konsolidimit dhe integrimit të shtetit të Kosovës përkrah shteteve demokratike perëndimore.  LDK mirëpret dhe aprovimin final nga Komiteti i Ministrave të Jashtëm të shteteve anëtare të KE-së në maj të këtij viti”.

    “LDK në veçanti falënderon dhe i është mirënjohëse Partive Popullore Evropiane në këtë vendim historik për tu njohur kjo e drejtë qytetarëve tanë. E drejta e Kosovës dhe popullit tonë për vend të barabartë mes popujve dhe institucioneve evropiane është e drejtë historike. Anëtarësimi ynë i shërben demokracisë dhe lirive njerëzore në rajon dhe më gjerë. LDK do të angazhohet fuqishëm në anëtarësimin e Kosovës në të gjitha mekanizmat ndërkombëtarë, në BE e në NATO”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2024
    Kosova sot humbi mundësinë që të bëhet anëtare e organizatës më të vjetër të Europës për të drejtat e njeriut në mesin...
    Lajme17 Maj 2024
    Sot përfundon afati për regjistrimin e popullsisë në Republikën e Kosovës i cili kishte filluar me 5 prill të këtij viti. Për...
    Lajme17 Maj 2024
    Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimin për Hetimet Penale të Departamentit të Drejtësisë, në partneritet me Policinë e Kosovës, mbajti kursin Hetimet...
    Të tjera
    Lajme17 Maj 2024
    Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka sekuestruar një kamion transportues dhe një ekskavator si mjete të përdorura për degradim të...
    Lajme17 Maj 2024
    Kryeministri, Albin Kurti, dhe kryediplomatja, Donika Gërvalla, janë bashkëfajtorë për dështimin e Kosovës në Këshill të Evropës, sipas deputetes së Lidhjes Demokratike...
    Vip17 Maj 2024
    Roza Lati është ndër banoret më të komentuara të momentit. Ajo me nënën e saj Rita Lati ishin të ftuara në emisionin...
    Sport17 Maj 2024
    Liga Premier thuhet se mund të prezantojë dy ndryshime të mëdha rregullash që lidhen me gjyqtarët, përpara votimit për të ardhmen e...
    Sport17 Maj 2024
    Të shtunën do të zhvillohet xhiroja e parafundit në Superligën e Kosovës në futboll. Pa dyshim, e tërë vëmendja është të shtunën...
    Bota/Rajoni17 Maj 2024
    Ambasadori i Rusisë në Britani, Andrei Kelin e ka përshkruar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar si një pjesëmarrëse de fakto në luftën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.