×
  • Lajme
  • Lajme

    Murati në SHBA për takimet e Bankës Botërore dhe FMN’së, pikë e takimeve marrëveshja mbi 90 milionë euro

    FrontOnline
    16 Prill 2024

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfrereve, Hekuran Murati ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në takimet pranverore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, që mbahen në Washington DC.

    Sipas njoftimit që ka lëshuar MFPT, njëra ndër pikat kryesore takimeve që do të zhvillojë Murati do të jetë edhe nënshkrimi i marrëveshjes për Financimin e Politikave Zhvillimore për Politikën Fiskale, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore, që i sjellë Kosovës mbi 90 milionë euro me kushte të buta financimi.

    Këto takime mbledhin ministrat e financave, guvernatorët e bankave qendrore, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare financiare, përfaqësuesit e sektorit privat si dhe shoqërisë civile të mbi 100 shteteve në mbarë botën.

    “Gjithashtu, me ftesë të Drejtoreshës Menaxhuese për Operacione të Bankës Botërore, Ministri Murati do të marrë pjesë në tryezën e diskutimeve ministeriale me temë “zbatimin e projekteve për rezultate më të shpejta dhe ndikim më të madh”.  Gjatë qëndrimit në Washington DC, Ministri Murati pritet të takojë edhe përfaqësues nga menaxhmenti i lartë i Bankës Botërore dhe FMN-së, si dhe institucioneve tjera që marrin pjesë në këtë ngjarje”, thuhet në njoftim.

    Auto Mita me një mundësi të mirë për bizneset – për çdo veturë të re, SERVISI FALAS deri në 100…
    Nga Rubrika
    Lajme21 Maj 2024
    Bashkësia Islame e Kosovës, ka bërë të ditur se Ministri i Ministrisë së Haxhit dhe Umres në Arabinë Saudita i ka dërguar...
    Lajme21 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti priti në takim pastorin e Kishës Protestante Ungjillore “Bashkësia e Popullit të Zotit”, Artur Krasniqi, me të cilin diskutuan...
    Lajme21 Maj 2024
    Misioni i OSBE-së në Kosovë kanë thënë se kanë vëzhguar me shqetësim në rritje veprimet që janë ndërmarrë nga Policia e Kosovës...
    Të tjera
    Vip21 Maj 2024
    Edhe pak ditë kanë mbetur nga finalja e madhe dhe tashmë 5 finalistët po i shijojnë momentet në maksimum. Ditën e sotme...
    Vip21 Maj 2024
    Moderatorja shqiptare Arbana Osmani po qëndron aktive, duke publikuar fotografi të shumta nga pushimet luksoze në Mykonos. Në këto pushime paraqitjet në...
    Sport21 Maj 2024
    Përzgjedhësi i Kombëtares së Portugalisë, Roberto Martinez, të martën ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për EURO 2024. Në listën e...
    Lajme21 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar e nderuar dëshmorët e martirët e rënë me 21 maj...
    Lajme21 Maj 2024
    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme me dyer të mbyllura, në të cilën ka vendosur për...
    Lajme21 Maj 2024
    Kryetari i Lëvizjes Qytetare në Serbi, “Odgovor”, Boban Bogdanoviq, ka nisur një fushatë për krimet e kryera të Serbisë ndaj popullsisë civile...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.