×
  • Lajme
  • Lajme

    BE: Zbatim i plotë i Marrëveshjes Bazë, pavarësisht vendimit në KiE

    FrontOnline
    29 Mars 2024

    Bashkimi Evropian (BE) e ka përsëritur të premten se vendimet në Këshillin e Evropës nuk kanë të bëjnë me bllokun drejtpërdrejt, pasi ajo është organizatë tjetër e pavarur evropiane, prandaj u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë t’i zbatojnë detyrimet nga Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve, për të cilën u pajtuan vitin e kaluar.

    I pyetur nga Radio Evropa e Lirë nëse Serbia e shkeli këtë Marrëveshje kur votoi kundër raportit të raportueses për Kosovën në Komitetin për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës këtë javë, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se blloku pret zbatimin e të gjitha pikave të Marrëveshjes pa marrë parasysh veprimet në Këshillin e Evropës.

    “Pa marrë parasysh këto veprime në Këshillin e Evropës, kur është fjala te dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës, BE-ja vazhdon të presë që të gjitha pjesët e Marrëveshjes nga viti 2023 për rrugën drejt normalizimit, të zbatohet me shpejtësi, në besim të mirë dhe në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra, ashtu siç ishin pajtuar palët me aneksin e zbatimit në Ohër”, tha Stano.

    Kosova dhe Serbia arritën Marrëveshjen Bazë në shkurtin e vitit 2023 në Bruksel, ndërkaq më 18 mars në Ohër, u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

    Dhe, sipas nenit 4 të Marrëveshjes së shkurtit, Serbia nuk duhet ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

    I pyetur rreth këtij neni, Stano nuk u përgjigj drejtpërdrejt, por përsëriti se, siç thuhet edhe në Aneksin e Ohrit për zbatim të Marrëveshjes, të gjitha pikat duhet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.

    “Këshilli i Evropës luan rol qendror në promovimin e vlerave fondamentale evropiane dhe standardeve të përbashkëta, përfshirë edhe të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave. U takon shteteve anëtare të Këshillit të Evropës të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me këtë organizatë, përfshirë edhe anëtarësimin”, shtoi ai.

    Ai në veçanti e përmendi detyrimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

    “Kjo përfshin edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili është rruga më konkrete për të siguruar mbrojtjen e komunitetit serb në Kosovë”, shtoi ai.

    Stano i akuzoi të dyja palët për moszbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve.

    “Është për keqardhje se, pavarësisht përpjekjeve nga ana e BE-së dhe bashkësisë më të gjerë ndërkombëtare, deri më tash progresi në zbatimin e obligimeve nga kjo marrëveshje, ka qenë shumë i limituar, si nga Kosova, ashtu edhe nga Serbia”, theksoi Stano.

    Më 27 mars, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku u rekomandua që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

    Raporti u miratua me 31 vota për, katër kundër dhe një abstenim.

    Kundër kanë votuar dy deputetë nga Serbia, një nga Mali i Zi dhe një nga Bosnja e Hercegovina.

    Asambleja Parlamentare pritet të votojë për anëtarësimin e Kosovës në prill, dhe nëse ajo jep dritën jeshile, atëherë fjalën përfundimtare duhet ta japë Këshilli i Ministrave të Këshillit të Evropës në maj./RadioEvropaeLirë

    KEDS njofton për ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme13 Maj 2024
    Analisti politik, Artan Muhaxhiri, për FrontOnline shprehet se nuk pret ndonjë sukses nga takimi i sotëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe liderit...
    Lajme13 Maj 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim të Ngarkuarin me punë të Ambasadës së Malit të Zi në...
    Lajme13 Maj 2024
    Policia e Shqipërisë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e 23-vjeçarit A.M., i cili dyshohet se kishte privuar nga jeta policin...
    Të tjera
    Lajme13 Maj 2024
    Nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike, Elizabeth M. Allen do të udhëtojë për në Ballkan në një vizitë 8-ditore. Departamenti amerikan i...
    Lajme13 Maj 2024
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka vizituar sot Komunën e...
    Lajme13 Maj 2024
    Vetëm edhe katër ditë kanë mbetur për t’u regjistruar. Me këtë rast, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje qytetarëve...
    Lajme13 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar për një takim sonte liderët e partive opozitare në vend ku siç thuhet në ftesën...
    Bota/Rajoni13 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në qytetin e Lezhës, ku djali ka ekzekutuar me thikë të ëmën në...
    Lajme13 Maj 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami ka reaguar pas të dhënave që ka prezantuar Ministria e Financave për uljen e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.