×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti thotë se Kosova po përforcohet si destinacion i preferuar për investime në energji

    FrontOnline
    29 Mars 2024

    Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës nga orët e mëngjesit, nëndyshimet për për një aferëfinanciare me një kompani energjetike serbe.

    Por, miku i tij, Kryeministri Albin Kurti, po sot se Kosova po përforcohet si destinacion i preferuar për investime në energji.

    Albin Kurti, pas përmbylljes të procesit ofertues për Ankandin Solar Fotovoltaik prej 100 megavatëve, tha se kapacitetet e energjisë elektrike përkojnë me zhvillimin ekonomik të një shteti dhe se çdo megavat i ri i instaluar paraqet një potencial më të madh të prodhimit e të rritjes ekonomike.

    Në ankandin elektronik për projektin e parë solar prej 100 megavatëve, ai tutje tha se si qeveri synojnë të punojnë dhe të krijojnë një sektor energjetik që është i sigurt e që vendos qytetarin e Kosovës në qendër.

    “Pesë kompani nga Franca, Turqia, Egjipti dhe Zvicra e Kosova, të gjitha lidere të sektorit, asnjëra këtu nuk është rastësisht. Përgjatë më se një viti, institucionet e Kosovës të udhëhequra nga Ministria e Ekonomisë, kanë punuar me mund dhe nder për të zhvilluar një proces transparent dhe të barabartë. Rezultatet e kësaj pune tashmë po i gëzojmë jo vetëm me përmbylljen e ankandit tonë të parë, por me përforcimin e statusit të vendit tonë si destinacion i preferuar për investime në energji, falë politikave stabile të ambientit të sigurt për të bërë biznes. Kapacitetet e energjisë elektrike përkojnë me zhvillimin ekonomik të një shteti. Çdo megavat i ri i instaluar paraqet një potencial më të madh të prodhimit e të rritjes ekonomike si dhe të përmirësimit të mirëqenies sociale. Për ne, zhvillimi i megavatëve është edhe pasqyrë e parimeve të qeverisjes. Si qeveri synojmë të punojmë e të krijojmë një sektor energjetik që është i sigurt, që e vendos qytetarin e Kosovës në qendër e që ec në hap me zhvillimet botërore. Ankandi solar 100 megavatësh është pasqyrim i këtyre synimeve”, u shpreh Kurti, njofton Klankosova.tv.

    I pari i qeverisë tutje tha se Parkun Solar kanë vendosur ta ndërtojnë në tokë publike, pasi siç tha ai, publikes do t’i shërbejë.

    “Themi për një sektor energjik të sigurt sepse po i shtojmë 100 megavatë të ri në prodhimin tonë të energjisë. Themi për një sektor energjetik që vendos qytetarin në qendër të tij, sepse me zgjedhjen e procedurës konkurruese jemi siguruar që do të nxjerrim çmimin më të ulët për blerjen e energjisë. Kjo energji do të jetë e pastër e do të mbrojë mjedisin dhe shëndetin e secilit. Parkun Solar kemi vendosur ta ndërtojmë në tokë publike sepse publikes do t’i shërbejë. Për herë të parë në rajonin tonë po zhvillojmë një proces si ky i sotmi ku çmimet do të jepen në kohë reale e transparencë të plotë. E gjithë kjo nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin e Ministrisë së Ekonomisë, institucioneve të

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme12 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në njoftimin e këtij...
    Lajme11 Maj 2024
    Pasi u raportua se në konkursin për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter”, gjegjësisht gjatë testit me shkrim ka...
    Lajme11 Maj 2024
    Shefi i personelit të Komunës së Prishtinës, Fadil Aliu ka reaguar pas vendimit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë për t’i pushuar hetimet...
    Të tjera
    Lajme11 Maj 2024
    Mbi 32 mijë është numri i aplikantëve për subvencione në sektorin e bujqësisë për vitin 2024. Shuma që do të ndahet ende...
    Lajme11 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), është pritur në...
    Lajme11 Maj 2024
    Ministrja e punëve të Jashtme, ka takuar delegacionin nga landi i Bavarisë, përfaqësues të CSU-së dhe personalitete nga kultura, biznesi e politika...
    Vip11 Maj 2024
    Gjatë ditëve të fundit në shtëpi ka pasur shumë debate të ashpra, mes Eglës dhe Julit e Meritonit. Pas një videoklipi që...
    Sport11 Maj 2024
    Gjyqtari polak Szymon Marciniak ishte në qendër të vëmendjes në ndeshjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut në kuadër të ndeshjes së...
    Lajme11 Maj 2024
    Mbi 40 shkolla dhe 300 nxënës të kryeqytetit kanë marrë pjesë sot në garat e diturisë, të cilat organizohen çdo vit. Me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.