×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gorçeviq: Vota kundër në Paris ishte partiake, Kosovën e mbështesim në Komitet të Ministrave

    FrontOnline
    29 Mars 2024

    Ministrja për Çështje Europiane e Malit të Zi, Maida Gorçeviq, ka thënë se vendi i saj do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Europës në Komitetin e Ministrave në maj. Ndërkaq, për votën kundër të deputetes malazeze në votimin e raportit në Paris, ajo thotë se përbën qëndrim partiak dhe jo shtetëror.

    “Votimi i disa deputetëve në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Europës nuk do të thotë domosdoshmërisht edhe qëndrimin e Qeverisë. Në këtë rast nuk domethënë qëndrimin e Qeverisë së Malit të Zi. Ajo e ka nxjerrë qëndrimin e partisë së vet”.

    Gorçeviq, në një konferencë të përbashkët për media me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi sot në Prishtinë, tha se pushteti aktual në Mal të Zi ka një marrëveshje koalicioni ku ndër të tjera obligohet ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj të integrimit europian, raporton Gazeta Express.

    “Dua t’ju përkujtoj që Qeveria është me karakter heterogjen…shumica parlamentare kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni dhe janë obliguar në disa të drejta. Me këtë marrëveshje nënkuptojmë gjithashtu edhe përkrahjen e Kosovës për pavarësinë e saj dhe sovranitetin si shtet. Dua të nënvizoj se Mali i Zi në Komitetin e Ministrave do ta përkrahë Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Europës dhe në këtë mënyrë padyshim që do t’ia japë përkrahjen Kosovës sa i përket të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me interesin në fushën e integrimeve europiane”, ka thënë ajo.

    Për këtë çështje ka folur edhe Bislimi, i cili paraprakisht shprehi pikëpamje të njëjtë sa i përket votës kundër të deputetes malazeze.

    “Nuk ka votuar Mali i Zi kundër Kosovës në mbledhjen e Komitetit për Politikë të Jashtme në Këshill të Europës, por një deputete që përfaqëson një subjekt politik, ka shprehur qëndrimin e subjektit politik. Përfaqësimi në Këshillin e Europës është i tillë që duhet të reflektojë edhe përbërjen politike të parlamenteve nacionale. Rrjedhimisht, deputetja Maja Vukiçeviq përfaqëson një parti politike, e cila shkon kundër qëndrimeve të shtetit të Malit të Zi. Nuk është diçka risi edhe ne në Kuvendin e Kosovës kemi subjektet politike, siç janë Lista Srpska që veprojnë dhe punojnë kundër interesave të shtetit të Kosovës. Ajo që është me rëndësi është që vota e zonjës Vukiçeviq nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të Malit të Zi, i cili qëndrim nuk ka ndryshuar që nga data e 9 tetorit e vitit 2008 kur Mali i Zi ka vendosur ta njohë Republikën e Kosovës”.

    Për qëndrimin e Serbisë në Paris, Bislimi thotë se s’është befasi. Por, ai tha se Serbia në mënyrë indirekte të mërkurën në Paris i ka kryer një shërbim Kosovës.

    “Votimi i Serbisë nuk ka qenë risi për ne, Serbia veçse i ka shkelë pothuajse të gjitha nenet e marrëveshjes bazike, por ndoshta pa qëllim i kanë bërë nder Kosovës me prezencën e tyre sepse kanë ndihmuar në krijimin e kuorumit”.

    Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
    Nga Rubrika
    Lajme13 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar për një takim sonte liderët e partive opozitare në vend ku siç thuhet në ftesën...
    Bota/Rajoni13 Maj 2024
    Një krim i rëndë raportohet në Lezhë, ku një person ka vrarë nënën e tij. Viktima është Gjylije Dani, 88 vjeçe. Ndërsa...
    Lajme13 Maj 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami ka reaguar pas të dhënave që ka prezantuar Ministria e Financave për uljen e...
    Të tjera
    Lajme13 Maj 2024
    Më 11 maj, ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës për dinarin. Nga e diela e 12 majit, valuta e...
    Lajme13 Maj 2024
    Partitë opozitare, LDK dhe AAK, refuzuan ftesën e kryeministrit Albin Kurti për t’u takuar sot dhe për të diskutuar rreth përmbushjes së...
    Lajme13 Maj 2024
    Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar me sukses ushtrimin fushor (UF) Nivel...
    Lajme13 Maj 2024
    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferid Idrizi ka takuar sot kryetarin e Komunës se Mitrovicës Jugore, Bedri Hamzën. Përmes një shkrim në...
    Lajme13 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Burim Selmani, Kastriote Bajrami-Sejdiu, Adushe Ukshini, Valon Hoti, Granit Abdyli ,...
    Kronika13 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Burim Selmani, Kastriote Bajrami-Sejdiu, Adushe Ukshini, Valon Hoti, Granit Abdyli ,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.