×
  • Lajme
  • Lajme

    “Bizneset para mbylljes”, reagon Murati: Qarkullimi ka shënuar rritje në janar e shkurt, çdo pretendim tjetër qëllimkeq

    FrontOnline
    29 Mars 2024

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka reaguar pas deklaratave për ekonominë në vend, ku pretendohet se mbyllja e bizneseve është në rritje.

    Murati është kundërpërgjigjur përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka shënuar rritje për 4.8 përqind.

    Tutje, Murati ka thënë se ndërmarrësit e bizneset e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave.

    “Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, shënon 📈 +4.8% rritje.  Këto janë të dhënat zyrtare, të deklaruara në ATK.  Çdo pretendim tjetër nëpër studio televizive ose  është i keqinformuar, ose qëllimkeq. Ndërmarrësit tanë e bizneset tona e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave”, ka shkruar Murati.

    IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit Konfirmon përkushtimin e saj…
    Nga Rubrika
    Kronika09 Maj 2024
    Një muaj paraburgim. Kështu ka vendosur Gjykata Themelore e Prishtinës, për A.N i cili dyshohet se ka kryer vepren penale “Vrasje në...
    Lajme09 Maj 2024
    Juristi Tomë Gashi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk do t’a pranojë Asociacionin si kusht për anëtarësim në Këshillin...
    Lajme09 Maj 2024
    Një shifër marramendëse për të shënuar kujtimin e Skënderbeut. Ky është kontributi i një mërgimtari me rastin e ditëlindjes së kryeheroit kombëtar....
    Të tjera
    Lajme09 Maj 2024
    Dje në Republikën e Maqedonisë Veriore, janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale. Nga rezultatet e publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve...
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar nuk do të ndjekë SHBA-në ndalimin e shitjeve të armëve...
    Vip09 Maj 2024
    Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë zgjuar sot me debate të ashpra me njëri-tjetrin. Një debat ka ndodhur edhe...
    Lajme09 Maj 2024
    Gordana Siljanovska-Davkova do të jetë presidentja e re e Maqedonisë së Veriut pasi edhe në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ka...
    Lajme09 Maj 2024
    Teksa ka hedhur kritika mbi qeverinë aktuale në krye me kryeministrin Albin Kurti, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi thotë se qasja e...
    Lajme09 Maj 2024
    Një polic u plagos në Zllakuqan të Klinës, derisa po intervenonte në një shtëpi që po vidhej. Lidhur me gjendjen e tij...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.