×
  • Lajme
  • Lajme

    Mendli: Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në KiE

    FrontOnline
    28 Mars 2024

    Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ai  tha se votimi i djeshëm në Komitetit për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare, është shumë i rëndësishëm për anëtarësim të plotë.

    Madje ai tha se do t’a ndihmojë Kosovën në anëtarësim të plotë.

    Pas përjashtimit të Rusisë për arsye të kuptueshme nga Këshilli i Evropës, sipas tij, është krijuar një atmosferë me e mirë për shtetet e Evropës, me frymë liberale që Kosova t’i bashkëngjitet KiE-së.

    Në një intervistë dhënë në Info Plus në RTK, Mendli ka folur dhe lidhur me bisedimet, Asociacionin dhe angazhimet tjera për integrimin.

    Ai tha se në Kosovë nuk mund të ketë Republika Srpska ashtu siç ekziston në Bosnjë e Hercegovinë, e nuk guxon të cënohet Kushtetuta e Kosovës as integriteti i Kosovës.

    Ndërkohë ai e ka përshëndetur vendimin e qeverisë lidhur me pronat dhe manastirin e Deçanit.

    “Mund ta komentoj pjekurinë e Kosovës për sa i përket vendimit të manastirit të Deçanit, kjo është shprehje që Kosova arrin të zgjidhë çështje edhe në kohë tensionesh”, tha Mandl.

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme11 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti, lidhur me ftesën e partive opozitare në...
    Lajme11 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK)...
    Lajme11 Maj 2024
    Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës e ka mbështetur fuqishëm reagimin e sotëm, 11 maj 2024, të Këshillit Drejtues të Sindikatës...
    Të tjera
    Sport11 Maj 2024
    Mallorca ia ka dalë që të bëjë hap të madh për sigurimin e mbijetesës në La Liga. Të shtunën në ndeshjen e...
    Lajme11 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, prej disa ditësh është duke qëndruar në SHBA. Ajo sot ka publikuar edhe një fotografi atje, me...
    Lajme11 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar për të hënën në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare, Partisë...
    Kuriozitete11 Maj 2024
    Agron Islami është trajner fitnesi në Mitrovicë. Ai tregon se çfarë është e rëndësishme për shëndetin e njeriut dhe si duhet ushqehet...
    Vip11 Maj 2024
    Artisti holandez Joost Klein është skualifikuar nga Eurovizioni pas një incidenti në prapaskenë. Performuesi u skualifikua nga gara pasi një anëtar i...
    Lajme11 Maj 2024
    Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan është ri-akredituar në nivel institucional për periudhën pesëvjeçare. Ky vendim është marrë në Këshillin Shtetëror të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.