×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Pas anëtarësimit në KiE mund t’i bëjmë padi Serbisë për të pagjeturit

    FrontOnline
    28 Mars 2024

    Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, Andin Hoti e sheh shumë të rëndësishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Hapi i djeshëm në Komisionin e KiE-së, sipas tij, jep shpresa që Kosova pas anëtarësimit të plotë t’i bëj padi Serbisë për krimet që i a bërë në Kosovë.

    Madje ai tha se anëtarësimi në KiE i hap rrugën shtetit të Kosovës që t’i bëjë padi Serbisë, në veçanti për personat e zhdukur dhe për informacionet që po i kërkojnë e nuk po i marrin nga Serbia.

    Kosova dje bëri dhe një hap tutje drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare miratoi raportin, ku konstatohet që Shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.

    Hoti shtoi se me anëtarësimin e plotë të Kosovës në KiE, Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit i jepet e drejta që të përdorën instancat ligjore. Ai tutje tregoi se deri tani janë bërë mbi 2800 gërmime dhe ende janë edhe 1598 persona të zhdukur.

    “Gërmimet bëhen kryesisht në bazë të informacioneve që i marrim prej qytetarëve dhe formave tjera, edhe ndoshta ndonjë aty-këtu prej informacioneve tërthorazi që i marrim prej Serbisë”, tha Hoti në “Info PLus” në RTK.

    Sipas tij, Serbia nuk ka gatishmëri që në një afat të shkurtër, të jep informacionet për lokacionet apo për personat që janë të zhdukur dhe lokacionet potenciale ku mund të jenë varret e tyre.

    Gjetjet e personave të zhdukur, sipas Hotit, janë të vogla. Ai tha se në vitin e kaluar janë gjetur 19 persona ku për disa prej tyre ende po priten përgjigjet, kurse në këtë vit ende po priten rezultatet.

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme13 Maj 2024
    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës së fundi ka publikuar një listë të efekteve sa i përket planit 10 pikësh të zbatimit...
    Lajme13 Maj 2024
    Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka bërë thirrje që të ekzekutohen pagat për minatorët. SPMT thotë se situata e krijuar...
    Lajme13 Maj 2024
    Të shtëna me armë zjarr ijanë shënuar këtë të hënë në qytetin e Fierit, ku sipas informacioneve paraprake raporohet se ka ndërruar...
    Të tjera
    Lajme13 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Burim Selmani, Kastriote Bajrami-Sejdiu, Adushe Ukshini, Valon Hoti, Granit Abdyli ,...
    Kronika13 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Burim Selmani, Kastriote Bajrami-Sejdiu, Adushe Ukshini, Valon Hoti, Granit Abdyli ,...
    Bota/Rajoni13 Maj 2024
    Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, dhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, e nisën të dielën një vizitë dypalëshe në...
    Lajme13 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar ngjarjet e 13 majit të vitit 1999 në Korishë të...
    Lajme13 Maj 2024
    Jeton Zulfaj, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, tha se në këto momente Shqipëria duhet të mbështesë Kosovën. Ai tha se tashmë nuk...
    Lajme13 Maj 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës, po trajton edhe raste që dyshohet se zyrtarë policorë janë të përfshirë ose qëndrojnë prapa qendrave të masazhit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.