×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani pret Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, Jean Marie Speich – theksohet thellimi i raporteve

    FrontOnline
    28 Mars 2024

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, nuncin Jean Marie Speich.

    Raportet në mes të dyja vendeve kanë qenë temë e diskutimit në mes tyre, njofton presidenca.

    Presidentja është shprehur e lumtur për gatishmërinë e Selisë së Shenjtë që t’i ofrojë Kosovës prani të përhershme në Vatikan, nëpërmjet themelimit të Misionit të Posaçëm të Kosovës në Selinë e Shenjtë.

    “Themelimi i misionit është rezultat i angazhimit tonë të përbashkët për afrimin e vendeve tona dhe thellimin e bashkëpunimit të përbashkët për paqe”.

    “Kosova”, tha presidentja Osmani, “ka traditë të gjatë të bashkëpunimit më Selinë e Shenjtë dhe ne jemi të përkushtuar që këtë traditë të mirë të bashkëpunimit ta thellojmë edhe më tej”.

    Nunci Speich e ka falënderuar Presidenten Osmani për pritjen dhe u shpreh i lumtur që raportet e Selisë së Shenjtë me Kosovën janë thelluar ndjeshëm.

    Sipas tij, themelimi i Misionit të Kosovës në Vatikan është hap i rëndësishëm për raportet mes dy vendeve.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme11 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka pushuar hetimet ndaj tre zyrtareve për shërbime sociale...
    Lajme11 Maj 2024
    Çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është rikthyer në vëmendje disa ditë para se të mblidhet Komiteti i Ministrave të...
    Lajme11 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK)...
    Të tjera
    Lajme11 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti, lidhur me ftesën e partive opozitare në...
    Bota/Rajoni11 Maj 2024
    Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar një paketë ndihmash të armëve për Ukrainën e cila ka vlerën e 370 milionë eurove....
    Sport11 Maj 2024
    Burnley u mposht nga Tottenhami me rezultat 2-1 dhe ka humbur edhe matematikisht gjasat për mbijetesë në Ligën Premier. Portieri i parë...
    Bota/Rajoni11 Maj 2024
    Zyra e Qeverisë për Media në Gaza thotë se numri i gazetarëve të vrarë që nga 7 tetori është rritur në 143,...
    Sport11 Maj 2024
    Trajneri i Paris St Germain, Luis Enrique, ka thënë se ndihet krenar që pjesë të skuadrës së tij ka qenë edhe ylli...
    Bota/Rajoni11 Maj 2024
    Policia ka marrë në pyetje shoqen e dy vajzave ukrainase që në rrethana të pa qarta u gjendën pa jetë në një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.