×
  • Lajme
  • Lajme

    Çështja e dinarit, sot në Bruksel takohen Bislimi e Petkoviq

    FrontOnline
    19 Mars 2024

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, pritet të takohen sot në Bruksel.

    Javën që shkoi Bashkimi Evropian bëri të ditur se temë diskutimi në këtë takim do të jetë Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës lidhur me dinarin serb, ndonëse nga Qeveria e osovës në vazhdimësi kanë deklaruar se për kët çështje nuk do të diskutohet në Bruksel.

    Një ditë para këtij takimi, për dinarin ka folur presidentja Vjosa Osmani.

    Ajo ka thënë se çështja e dinarit serb në Kosovë duhet të zgjidhet me urgjencë dhe se tashmë ekziston pajtueshmëri për një pjesë të propozimit amerikan për këtë çështje.

    Sipas saj, ideale do të ishte nëse do të arrihej një marrëveshje për të në Bruksel sot, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.

    Ajo ka thënë se është shumë pozitive “që komuniteti ndërkombëtar, në krye me Shtetet e Bashkuara pajtohen që mos të ketë qarkullim të dinarit në Kosovë”.

    Kurse, para takimi mes kryenegociatorëve, shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell se Kosova dhe Serbia kanë arritur progres shumë të kufizuar, derisa është shprehur se i vjen keq se marrëveshja që siç thotë ai ishte e vështirë për t’u arritur, nuk është zbatuar.

    Borrell ka theksuar se para zbatimi i marrëveshjes nuk ka qenë aq sa e priste dhe se do të vazhdohet me presion ndaj palëve për të ecur përpara.

    Prince Caffe shpërblen për festa Fitoren me veturë Fiat 500
    Nga Rubrika
    Lajme09 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me drejtorin ekzekutiv të Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe...
    Lajme09 Maj 2024
    Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Kreshnik Ahmeti, është takuar në Budapest me Sekretarin e Shtetit të Hungarisë, Peter Sztaray....
    Bota/Rajoni09 Maj 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Neil Holland, në seancën ku u diskutua raporti gjashtëmujor...
    Të tjera
    Lajme09 Maj 2024
    Kryeredaktorja e medias shqiptare ‘’Portalb’’ nga Maqedonia e Veriut, Elida Zylbeari, për FrontOnline thotë se duhet pritur se me çfarë kushtesh do...
    Lajme09 Maj 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka uruar VMRO-DPMNE-në për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni të Veriut. Përmes një postimi në...
    Lajme09 Maj 2024
    Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Ilir Kapiti, ka qenë pjesëmarrës në një organizim në Londër, për shënimin e 9 majit...
    Vip09 Maj 2024
    Romeo dhe Heidi kanë nisur lidhjen e tyre brenda shtëpisë më të famshme të momentit. Kjo e fundit është komentuar edhe më...
    Sport09 Maj 2024
    Ky edicion do të jetë i fundit për Marco Reus me fanellën e skuadrës së Borussia Dortmund. Kështu, Reus do të largohet...
    Lajme09 Maj 2024
    Ish-ambasadori i Kosovës në Bullgari, Edon Cana sot në “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur në lidhje me anëtarësimin e Kosovës...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.