×
  • Opinione
  • Opinione

    Fundi i një tradite politike krijuar nga berishizmi

    Mero Baze
    10 Mars 2024

    Shkruan Mero Baze:

    Ka një detaj nga takimi i sotëm në Shkodër i kryeministrit Rama me bashkiakët e Shqipërisë, që tregon se berishizmi tani është bezdi dhe për berishistët. Në takim morën pjesë të pesë kryetarët e bashkive të opozitës që garuan nën logon Berisha- Meta më 14 maj të vitit të kaluar.

    E di që për një vend normal ky nuk është kurrë lajm, pasi një takim i thirrur nga kryeministri nuk ka pse refuzohet.

    Por për Berishën kjo ka qenë gjithë jetën një standard për ta refuzuar qeverinë.

    Në vitin 2015 u bë lajm se kryebashkiaku i Përmetit, i sapozgjedhur në atë kohë, shkoi në takim me kryeministrin dhe e masakruan, aq sa ai shmangu në të ardhmen shkuarjen në takimet e thirrura nga kryeministri.

    Berisha ka qenë ideator i krijimit të një shoqate alternative bashkish të opozitës, e cila falë tij ka funksionuar gjithë kohën në Shqipëri, duke pasur dy shoqata, njëra ajo zyrtarja, dhe tjetra që drejtohej nga bashkiakë të opozitës.

    Më 2019, falë bojkotit idiot të opozitës, ajo shoqatë humbi funksionin e saj dhe u ribashkua me shoqatën normale.

    Pas zgjedhjeve të 14 majit, Berisha ndërmori përsëri iniciativë që të rikrijojë shoqatën me këta pesë bashkiakët e vet. Të vendosur në siklet, njëri tha kam babain sëmurë, njëri se kam marrë njoftimin, tre të tjerë shkuan dhe bënë sikur krijuan përsëri një shoqatë. Por e lanë me aq.

    Pas asaj duket që dhe ata nuk kishin më fuqi të vazhdonin marrëzinë e përçarjes së Berishës, duke krijuar një çetë me pesë vetë kundër bashkëpunimit me qeverinë.

    Për më tepër të pesë bashkitë që ka fituar Berisha janë bashki të vogla, përveç asaj të Kavajës, të varfra dhe të pashpresa, pa ndihmën e qeverisë. Fushe Arrëzi, Mirdita Memaliaj dhe Puka, janë bashki që mbahen vetëm nga ndonjë grant i qeverisë. Kavaja, e cila ka më shumë mundësi, është dhe më e falimentuar se këto, falë keqmenaxhimit të bashkisë.

    Kështu që vendimi i tyre për të shkuar në takim me kryeministrin ka më shumë bazë logjike, se sa traditë politike. Ata e kanë të detyrueshëm bashkëpunimin me qeverinë, për më tepër me një kryeministër që e ka atraksion shkeljen e kufirit politik.

    Por e gjithë kjo është normale dhe nuk do t’ia vlente të shkruanim për këtë çështje, sikur të mos shënonte fundin e një tradite berishiste në bashkëpunimin mes bashkive dhe qeverisë.

    Ai e di si duron aty majë penxheres duke i pare të zgjedhurit e vet në një tryezë me Edi Ramën. Por e di që nuk ka fuqi t’i ndalë dhe hesht. Është nga ato rastet kur e kupton që ka më shumë rendësi të duket sikur nuk ka humbur, se sa të ankohet pse po e braktisin.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Opinione21 Maj 2024
    Shkruan: Blerim Shala Në ditët vijuese do të kuptojmë të gjithë ne se a do të mbahet tutje tradita që është instaluar...
    Opinione20 Maj 2024
    Shkruan Bekim Çollaku E diela e qetë e tradhton vazhdimisht kryeqytetin tonë jashtëzakonisht të zhurmshëm. Java që fillon nesër do të mund...
    Opinione17 Maj 2024
    Nga: Ben Andoni  Pakkush mund të mëdyshojë për aspektin e kuruar estetik, që kryeministri shqiptar Rama, e ka rrethuar me sukses pamjen...
    Të tjera
    Lajme21 Maj 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ua ka uruar Ditën e Pavarësisë popullit të Malit të Zi. Ajo ka bërë të ditur se për ndër...
    Lajme21 Maj 2024
    Edhe brenda grupit më të madh parlamentar (Lëvizjes Vetëvendosje) ka deputetë që nuk e përkrahin iniciativën e shpërndarjes së parakohshme të Kuvendit....
    Bota/Rajoni21 Maj 2024
    Një 73-vjeçar britanik ka vdekur nga një atak i dyshuar në zemër pas turbulencave në një fluturim Londër-Singapor. Dhjetëra të tjerë janë...
    Sport21 Maj 2024
    Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, duke i dëshiruar suksese për të ardhmen ish-trajnerit Juergen Klopp, ka konfirmuar qëndrimin e tij te skuadra edhe më...
    Lajme21 Maj 2024
    Drizan Shala, ekspert i sigurisë, thotë për “Front Online” se aksioni për mbylljen e gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë...
    Lajme21 Maj 2024
    Instituti i Krimeve të Kryera gjatë luftës në Kosovë ka arritur që të mbledh mbi 2 mijë fotografitë dhe mbi 1600 videomateriale...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.